Nga sot kundërvajtjet në komunikacion janë me dënime më të larta.
Për këtë qytetarët janë të lumtur, pasi sipas tyre do të ndikojë në respektim të rregullave të trafikut.
Për Ligjin e ri të rregullave të trafikut rrugor, foli para medieve nënkoloneli, Jeton Rexhepi.
Këto vendime sipas tij janë marrë pasi janë analizuar shkaktarët e aksidenteve dhe arsyet se pse janë shqiptuar kundërvajtjet.
“Për rryp të sigurisë me ligjin aktual gjoba është 150 euro për shoferin dhe pjesëmarrësit tjerë në automjet. Sa i përket telefonit gjoba është e përshkallëzuar në tri variante. Në coftë se shoferi takohet për herë të parë ajo gjobë është 100 euro dhe një pikë negative, për herë të dytë gjoba 200 euro dhe pikët më të larta kurse nëse brenda 2 viteve takohet më shumë se sa 2 herë gjoba është 500 euro dhe për 6 muaj ndalim të drejtimit të automjetit”, shprehet Jeton Rexhepi, nënkolonel i PK-së.
Por këto gjoba vlerësohet që nuk do ndikojnë shumë në parandalimin e aksidenteve.
“Nuk ka me pas ndikim në ulje të aksidenteve sepse asnjë person nuk do të ndërmerr një hap, psh si tek përdorimi i telefonit, jo nuk pe përdori se tash është rrit gjoba. Ai që e përdorë telefonin ai ka me përdorë për një nevojë të caktuar të veten. Ai nuk e mendon se a është gjoba më e ngritur apo më e ulët edhe pse nuk kanë qenë gjobat e ulëta”, vlerëson Lavdim Hamiti, njohës i komunikacionit.
Ndër të tjera vetëm gjatë ditës janë parë numër i madh i patrullave policore nëpër kryeqytet.