TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova ende nuk ka një databazë për numrin e personave me autizëm

by Tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kosova ende nuk ka një databazë për numrin e personave me autizëm

Me rastin e shënimit të ditës botërore të autizmit, Zyra e Kryeministrit në bashkëpunim me Shoqatën “Autizmi”, Asociacionin Nacional të Autizmit në Kosovë ( ANAK) si dhe Shoqatën “Autizmi flet”, ka organizuar një konferencë me moton “ më jep mbështetjen, të gëzoj të drejtat e mia”.

Në këtë konferencë, është diskutuar mbi gjendjen e përgjithshme të personave me autizëm ne Kosovë si dhe janë adresuar nevojat e tyre, ku është kërkuar që të krijohet një databazë për të treguar numrin e personave me autizëm.

Drejtori i Zyrës për Qeverisje të Mirë nga Zyra e Kryeministrit, Habit Hajredini, ka thënë se prioritet për Qeverinë është edhe çështja e trajtimit të barabartë.

Sipas tij, Qeveria është fokusuar në zbatimin e legjislacionit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar.

“Ne si qeveri jemi fokusuar dhe po punojmë në zbatim të legjislacionit për të drejtat e personave me aftësi të kufizuar…. Ne si qeveri kemi dhënë prioritet çështjes së trajtimi të barabartë dhe ajo që i dedikohet në mënyrë specifike personave me aftësi të kufizuar. Jemi duke zhvilluar strategjinë nacionale për personat me aftësi të kufizuar dhe se jemi në finalizim të këtij dokumenti, të kësaj politike nacionale.”, ka thënë Hajredini.

Ndërsa, Hatixhe Hoxha, nga Shoqata Autizmi, kishte ankesa ndaj Qeverisë dhe ministrive. Ajo tha se në Kosovë ende nuk ka një databazë të caktuar, ku tregohet numri i të gjithë personave me autizëm, mungon infrastruktura ligjore dhe se mungon asistenca në shkolla dhe logopedëve.

Edhe pse Qeveria ka punuar vitet e fundit në këtë drejtim, duke punësuar nga 100 asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuar në shkolla, ajo shprehet se kjo është vetëm një pikë uji në oqean, sepse është më e rëndësishmja që fëmijët të kenë asistencë në shkolla.

“Ende nuk ka Kosova në databazë të caktuar, ku shihet numri i të gjithë fëmijëve dhe i personave me autizëm…. Mungesa e infrastrukturës ligjore, po punojmë me ministrin e financave për miratimin e ligjit gjithëpërfshirës për personat me aftësi të kufizuar… Mungesa e asistenteve në shkolla, qeveria ka punuar vitin e fundit, çdo vit nga që 100 asistentë të punësohen për fëmijët me aftësi të kufizuara, por kjo është një pikë uji në oqean, kur dihet se sa shumë nevojë kanë fëmijët që të kenë asistent në shkolla… Mungesa e logopedëve në shkolla”, ka shtuar ajo.

E Blerta Perolli, prodekanë në Fakultetin e Edukimit, ka thënë se sipas studimeve që janë bërë ndër vite, është vërtetuar se ndërhyrja në fëmijëri të hershme kanë ndryshuar rrugën e zhvillimit të fëmijëve.

“Ndërhyrje në fëmijëri të hershme në radhë të parë kanë ndryshuar rrugën e zhvillimit për fëmijët, kanë përmirësuar rezultate për fëmijët, për familjet dhe komunitete dhe kanë ndikuar pozitivisht në të gjitha sferat e zhvillimit…22:35 Mbështetja e duhur gjatë këtyre viteve të para kritike e nxitë zhvillimin, e përmirëson përfshirjen dhe pjesëmarrjen e tyre dhe e garanton një cilësi të jetës çfarë të gjithë synojmë të arrijmë”, është shprehur Perolli.

Dita Botërore e Autizmit është vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, me rezolutën “62/139” në vitin 2007, më tepër si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, mbrojtja kërkon anulimin e vendimit me të cilin dy të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm

Vrasja e biznesmenit Bedri Rexhepi, mbrojtja kërkon anulimin e vendimit me të cilin dy të akuzuarit u dënuan me burgim të përjetshëm

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Vrasja në Malishevë, kryeprokurori dhe prokurori kujdestar në vendngjarje – Prokuroria zbardh detajet

Gazetari Zylbehari: Rrethanat e vdekjes së studentes në Tetovë mbeten të paqarta

Gazetari Zylbehari: Rrethanat e vdekjes së studentes në Tetovë mbeten të paqarta

Berisha: Propozimi i Konjufcës është improvizim politik i LVV-së, PDK nuk mbështet asnjë mandatar

Pas gjobave milionëshe, federata serbe me vendim të papritur

Forca të shumta policore në shtëpinë e dy vëllezërve në Golluboc që u vranë nga dhëndri, aktivizohet edhe njësia K9

Forca të shumta policore në shtëpinë e dy vëllezërve në Golluboc që u vranë nga dhëndri, aktivizohet edhe njësia K9

KQZ: Vlerësimi i pakove me fletëvotime nga diaspora, drejt fundit

KQZ drejt përfundimit të përgatitjeve për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale më 9 nëntor

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën