TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Dugolli ngrit shqetësim për vonesën e prokurorëve për krimet e luftës, thotë se po punohet për padi ndaj Serbisë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Dugolli ngrit shqetësim për vonesën e prokurorëve për krimet e luftës, thotë se po punohet për padi ndaj Serbisë

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, tha se nuk janë sinjale të mira vonesat në intervistimin e dëshmitarëve të krimeve të luftës në Kosovë derisa shtoi se dëshmitarët e këtyre ngjarjeve çdo ditë po pakohen, raporton teve1.info

Në studion e emisionit “Info-Nata”, Dugolli tha se çdo ditë që shkon për t’i vu para drejtësisë kryesit e këtyre veprave, është humbje e madhe.

“Ngathtësia e prokurorive që të mbledhin dëshmi nuk është një sinjal i mirë sepse dëshmitarët po vdesin, mund të jenë me shëndet të rënduar, andaj çdo ditë shkon për t’i vu para drejtësisë kryesit e këtyre veprave është humbje e madhe sepse çdo ditë që kalon është më vështirë që të dëshmohet”, tha Dugolli.

Ai madje shtoi se Kosova po punon në padinë ndaj Serbisë për krime të luftës, siç edhe kishte paralajmëruar Vetëvendosje, por u shpreh se për shkak të mosanëtarësimit në OKB, një gjë të tillë e ka të pamundur ta bëjë direkt.

“Është Instituti për evidentimin e krimeve të luftës, tanimë është funksional, kemi fokus të veçantë që ta funksionalizojmë këtë Institut dhe kemi fokus që ta pajisim edhe me kuadra. Janë një mori çështjes që duhet t’i trajtoj ky Institut, t’i mbledh faktet, t’i trajtoj dhe t’i ndihmoj shtetit që të bënë aktpadinë fakt të kryer gjë të cilën kemi thënë e do ta bëjmë por kjo normalisht që kërkon edhe kohë, edhe durim, edhe përkushtim për të cilat ne duhet të mos ndalemi që të ecim përpara. Një gjë që ka qenë një pengesë edhe ende është që Kosova nuk është anëtare e OKB-së dhe si e tillë është hendikep i madh se drejtpërdrejt ti nuk mund të ushtrosh padi për gjenocid por do t’i shohim kanalet që një gjë të tillë ta bëjmë”, u shpreh Dugolli.

Ai tregoi edhe për ankesën/aktpadinë të cilën tha se ka ushtruar në Dhomat e Specializuara në Hagë për masakrën e Burgut të Dubravës, ku Dugolli është i mbijetuar i masakrës, për të cilën tha se nuk ka marrë asnjë informatë nga kjo gjykatë.

Ai madje tha se është i zhgënjyer pasi që Gjykata Speciale nuk po i trajton barabartë krimet e luftës por po e gjykon një etni.

“Janë bërë një vit nga kërkesa për rastin e Dubravës në Prokurorinë Speciale, kam dashur që të filloj nga kjo masakër, por po kalon një vit që janë pranuar zyrtarisht materialet dhe nuk ka asnjë lëvizje. Unë do të dëshiroja që Dhomat e Specializuara të fillojnë me inicimin e padisë dhe aktakuzave për rastin e Dubravës sepse është rasti më eklatant i involvimit të shtetit të Serbisë drejtpërdrejt dhe ekzistojnë aq shumë argumente, aq shumë fakte që prova e aktakuzës do të ishte shumë e lehtë sepse janë mbi 700 të mbijetuar që secili do ta dëshmoj të vërtetën por kam filluar të ndihem skeptik në këtë drejtim. Nëse kjo gjykatë vepron mirë, në të kundërtën do të ndihesha i fyer sepse kjo nuk është bërë për të gjykuar krimet, por një etni, UCK-në”, tha Dugolli.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti nga Gjilani: Me LVV-në në krye, qyteti dhe fshatrat janë orientuar kah zhvillimi

Kurti nga Gjilani: Me LVV-në në krye, qyteti dhe fshatrat janë orientuar kah zhvillimi

Përfundon aksioni i kërkim-shpëtimit në Bresalc, Policia gjen një veturë

Policia me aksion kundër fajdes në Prizren

Zhduket një person në Gjilan, nisin kërkimet – aktivizohen edhe dronët

KQZ: Partitë kanë të drejtë t’i shpenzojnë deri dy milionë euro në fushatë

KQZ-ja vendos në dispozicion linja telefonike për raportimin e parregullësive dhe informimin e votuesve

Sllovenisë i lëndohet sulmuesi para duelit me Kosovën, Sheshko pritet të mungojë

Sllovenisë i lëndohet sulmuesi para duelit me Kosovën, Sheshko pritet të mungojë

Dramë ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, De Ligt shpëton “Djajtë”

Dramë ndërmjet Tottenhamit dhe Manchester Unitedit, De Ligt shpëton “Djajtë”

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës?

Çfarë nënkupton ngritja e një vetulle gjatë bisedës?

Tovërlani zbulon listën e Kosovës U21, vetëm me 6 mbrojtës kundër Qipros e Finlandës

Tovërlani zbulon listën e Kosovës U21, vetëm me 6 mbrojtës kundër Qipros e Finlandës

Llapi nuk e mposht dot Prishtinën e Re, lëshon pikë në Podujevë

Llapi nuk e mposht dot Prishtinën e Re, lëshon pikë në Podujevë

Drenica mposht një tjetër ekip të madh, trondit Ballkanin në Skenderaj

Drenica mposht një tjetër ekip të madh, trondit Ballkanin në Skenderaj

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Shqipëria bllokon 25 ton misër me aflatoksinë që vinte nga Serbia

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën