TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Gjithçka që dihet deri më tani për intervistimin e Martin Berishaj

by Fetije Kamberi
2 vjet ago
0
A A
Gjithçka që dihet deri më tani për intervistimin e Martin Berishaj

Brenda Prokurorisë Speciale të Kosovës të mërkurën u paraqit për intervistim ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj. Intervistimi i tij zgjati disa orë.

Zëdhënësi i Prokurorisë Ekrem Lutfiu, tha se nuk ka akoma informacione për të ndarë mbi intervistimin e Martin Berishajt.

Përpara medieve, Lutfiu tha se po të kishte ndonjë aktakuzë ndaj Berishajt, do të ishte bërë e ditur.

“Kërkoj ndjesë për shkak të mos-informimit por as unë nuk kam informata se a është intervistu. Nuk kam informata që mundem me i nda me juve. Nëse do kishte aktakuzë do iu kishim informuar përderisa nuk iu kemi informuar, nuk ka”, tha ai.

Ndërkohë, avokati i Martin Berishaj, Tomë Gashi, ka thënë se Berishaj ka paraqitur kërkesë për të dhënë deklaratë në Prokurori.

“Martin Berishaj qysh më 27.01.2023 ka paraqitë kërkesë për të dhënë deklaratë sqaruese në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës lidhur me pretendimet që kanë dalë në media. Martini tashmë ka dhënë deklaratë në PSRK. Deklarata e tij është konfidenciale”, tha ai.

Që nga viti 2021, Martin Berishaj shërben si ambasador i Kosovës në Kroaci.

Ai në vitin 2022, nga mediet sllovene u përfol për skandal të shpëlarjeve të parave.

Në këtë skandal, Berishaj sipas mediumit slloven, thuhej se nga kompania GEN i kishte transferuar rreth 600 mijë euro në xhirollogaritë e politikanit slloven, Robert Golob, ku më pas autoritetet në Mal të Zi ia patën bllokuar xhirollogaritë bankare të kompanisë “MB Consulting”

Pavarësisht nga kjo, gjatë gjithë kësaj periudhe ambasadori Berishaj e ka mohuar një gjë të tillë.

Në nëntor të vitit 2022-të, Berishaj është intervistuar edhe nga Komisioni Hetimor Parlamentar në Prishtinë, ku edhe aty ka thënë se kjo çështje nuk qëndron.

Gjatë gjithë kësaj periudhe, opozita në Kosovë ka kërkuar që ai të largohet nga pozita e ambasadorit në Kroaci.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?

​Me cilat sporte të reja do të paraqitet Kosova në Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”?

Hoxha: Kosova më e sigurt dhe më e zhvilluar në rrugën euroatlantike

Hoxha: Kosova më e sigurt dhe më e zhvilluar në rrugën euroatlantike

​Tahiri: Duhet të realizohet bashkimi kombëtar, hyrja në Këshillin e Evropës e NATO

AAK ofron mbështetje për institucionet me 6 kërkesa strategjike, Tahiri: Asnjë post për vete

Basha merr pjesë në takimin e nivelit të lartë të WBIF-së, diskutohet infrastruktura në Kosovë

Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë

Parandalohet kontrabanda me 656 cigare elektronike në Kamenicë

Policia nis aksion të shtuar në trafik në Prishtinë, konfiskohen tri motoçikleta

Policia nis aksion të shtuar në trafik në Prishtinë, konfiskohen tri motoçikleta

Këto janë çmimet e derivateve për sot

Publikohen çmimet e derivateve për sot, ja sa kushtojnë nafta dhe benzina

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën