TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti kritikon Prokurorinë që për Masakrën e Izbicës u arrestua vetëm një person

Kryeministri Albin Kurti bashkë me Rifat Jasharin e anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar, kanë bërë homazhe tek varret e viktimave të Masakrës së Izbicës. Nga aty, Kurti tha se duhet më shumë punë nga Prokuroria e vendit në mënyrë që të vihen para drejtësisë ata që kryen këto krime.

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Kurti kritikon Prokurorinë që për Masakrën e Izbicës u arrestua vetëm një person

Para se të hyjë në Kompleksin Memorial, u prit nga disa nga të mbijetuarit e këtij krimi mizor.

Krahë për krahë me vëllaun e komandantit legjendar të UÇK-së, Rifat Jashari, kryeministri Albin Kurti vizitoi varret e të vrarëve në Masakrën e Izbicës.

Fillimisht, tek pllaka përkujtimore bashkë me Jasharin vendosën kurora lulesh.

E në shenjë solidarizimi me viktimat, u mbajt edhe një minutë heshtje.

Më pas, kryeministri Kurti përshëndeti edhe disa nga familjarët e të vrarëve në këtë masakër.

Nga aty, ai shprehi pakënaqësitë e tij me Prokurorinë e Shtetit që sipas tij nuk po bën mjaftueshëm për arrestimin e personave që kryen krime.

“Prokuroria e Shtetit e ka mundësinë për të përndjekur e sistemi i drejtësisë në përgjithësi edhe për të gjykuar në mungesë. Besoj që është e padrejtë, e padurueshme, që për Masakrën e Izbicës është arrestuar vetëm një person, me qenë se kanë të drejtë të gjykojnë në mungesë. Prokurorët i kanë pagat e mira, i kanë gjithashtu edhe kushtet e favorshme të punës”, u shpreh Kurti.

Derisa kërkoi drejtësi për viktimat, u shpreh se duhet më shumë punë nga sistemi prokurorial i vendit për zbardhjen e këtyre krimeve.

“Pra, kriminelët e luftës dhe krimi i organizuar janë të ndërlidhura, andaj Prokuroria e Shtetit duhet të bëjë gjithçka di e mundet. Mbështetjen e Qeverisë së Republikës e ka të plotë, të parezervë e të pa kursim që kriminelët e luftës që na i vranë gratë, fëmijët e pleqtë, shqiptarët civilë të vendit tonë, autoktonë që e donin tokën e vetë edhe lirinë e vetë, të jenë prapa grilave, ashtu që të kemi drejtësi dhe dalëngadalë të na mbyllen plagët”, tha Kurti.

Bashkë me Kurtin, pjesë e homazheve ishin edhe anëtarë tjerë të kabinetit qeveritar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

SPERTK: Po hyjmë në muajin e tretë pa paga, gjendja e punëtorëve e rënduar

SPERTK: Po hyjmë në muajin e tretë pa paga, gjendja e punëtorëve e rënduar

Vdes Shpat Kasapi

Vdes Shpat Kasapi

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mungesa e transportit publik – shkaktohen kolona të gjata në kryeqytet

Mbi 600 policë me sëmundje të rëndë e kronike detyrohen të paraqiten në punë

Nën kërcënimin e armës tentoi të kryejë grabitje, policia arreston 19-vjeçarin

5 gjëra që s’e dinit se ChatGPT mund t’i bëjë për ju çdo ditë

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj në Shqipëri, vetëm në tetor

Mbi 908 mijë vizitorë të huaj në Shqipëri, vetëm në tetor

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

As sot s’ka transport publik në Prishtinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën