TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Studentët e Juridikut të UP-së të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Studentët e Fakultetit Juridik të Universitet të Prishtinës, janë radhitur të katërtit në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi.

Ata kanë arritur në çerekfinalen e garës më të madhe ndërkombëtare për drejtësi , “Philip C. Jessup International Law Moot Court Competition”, të mbajtur në Vjenë të Austrisë.

Studentja e ekipit përfaqësues nga Kosova, Ema Guda, ka arritur të radhitet në mesin e 20 folësve më të mirë të kësaj gare.

Ndërkaq, shkrimtari, Adil Fetahu, ka vlerësuar se televizionet e Kosovës do duhej të transmetonin gjithçka nga kjo garë, por të çuditshëm e pa edhe faktin që Fakulteti Juridik s’ka dhënë asnjë informatë për publikun.

Madje sipas tij, në këtë mënyrë do të demantohej vlerësimi i PISA-s, ku Kosova është radhitur në fund të tabelës.

“Për çudi, televizionet tona që transmetojnë gjithçka që nuk ka vlerë apo nuk interesante për shikuesit, asnjë minutë nuk ia kushtuan këtij ekipi, që na bëri krenar për suksesin e arritur në dije, në gjithë atë konkurencë të fortë, në të cilën marrin pjesë ekipe të universiteteve më prestiçioze të botës. Për çudi, as Fakulteti Juridik nuk ka dhënë ndonjë informatë për publik, për suksesin e ekipit të tij! Kjo aq më tepër, në kohën kur në PISA Kosova radhitet në fund të tabelës, e që këto vajza e këta djelmosha, me dijen e tyre e demantojnë vlerësimin e PISA-s”, ka shkruar Fetahu në Facebook.

Kujtojmë se ky sukses i studentëve nga Kosova erdhi pas atij të regjistruar më 8 mars kur ata arritën të kualifikohen në çerekfinalen e Rundeve Miqësore Evropiane të mbajtura në Bratislavë të Sllovakisë.

Suksesi i studentëve të Fakultetit Juridik në gara ndërkombëtare për drejtësi tanimë është një promovim ndërkombëtar i jashtëzakonshëm i Fakultetit Juridik, dhe Universitetit të Prishtinës./teve1info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti pret delegacionin amerikan, diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes

Kurti pret delegacionin amerikan, diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes

Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit

Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit

Rama: Kurti dhe Murati refuzojnë të takohen

Rama: Kurti dhe Murati refuzojnë të takohen

Abdixhiku: Qeveria po ushtron hakmarrje politike ndaj Prishtinës

Abdixhiku: Qeveria po ushtron hakmarrje politike ndaj Prishtinës

Bislimi në Berlin, takon deputetin e Bundestagut, Knut Abraham

Bislimi në Berlin, takon deputetin e Bundestagut, Knut Abraham

Amir Rrahmani, shtylla e mbrojtjes më të mirë në Evropë

Conte konfirmon Rrahmanin startues ndaj Qarabagut

Kurti pret delegacionin amerikan, diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes

Kurti pret delegacionin amerikan, diskutohet fuqizimi i marrëdhënieve në fushën e mbrojtjes

Chad Brown shpallet “MVP” i javës

Chad Brown shpallet “MVP” i javës

Asllani flet pas debutimit te Torino

Torino do ta blejë Asllanin nga Interi

Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit

Kjo është thirrja e punëtorëve të RTK-së karshi Kurtit

Futsall, Prishtina 01 pret Rigan në kryeqytet

Futsall, Prishtina 01 pret Rigan në kryeqytet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën