TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rreth 30 familje në Kodrën e Trimave pa ujë të pijshëm

Që më shumë se një vit disa banorë të lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë janë duke u përballur me mungesë të ujit të pijshëm. Ata po detyrohen që të gjejnë alternativa të tjera për të siguruar ujin. Nga kompania e ujësjellësit në Prishtinë thonë se këtë vit do të ndërtohet një rrejti i ri në atë pjesë të kryeqytetit.

by Doresa Geci
2 vjet ago
0
A A
Rreth 30 familje në Kodrën e Trimave pa ujë të pijshëm

Për dy anëtar çdo muaj detyrohet të blejë 60 pako të tilla me ujë.

Ilmi Pllana banor i lagjes Kodra e Trimave në Prishtinë, tash e një vit është duke u përballur me mungese të ujit.

Për këtë arsye për pirje dhe për nevoja të tjera higjienike ai detyrohet të blejë.

E ky problem po i shkakton vështirësi të shumta.

“Unë e paguaj një kamionët që ma bien ujin prej një gatuni, prej Siqeve, dhe e zbrazi me motor, ne këta bidonat. Ujin për pije e blejë, me paletë e blejë. 100 ero paletën 60 kompleta”, thotë Ilmi Pllana, banor i kësaj lagje.

Madje ai thotë se disa herë ka dërguar ankesë në kompaninë e ujësjellësit e në komunën e Prishtinës.

“Kam qenë 20 herë kam bërë kërkesë në Ujësjellës edhe në Komunë kamë qënë dy herë e kam bërë lutjen por nuk merret askush me këtë punë”, shprehet ai.

Por jo vetëm, Pllana, me mungesë të ujit po përballen disa familjen në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë.

Njëri nga ta është kryefamiljari, Nyret Brajshori, i cili tregon sfidat me të cilat po përballet tash e një vit.

“Vështirësi tepër të madhe, njëri as sytë me la nuk po ke qysh kur po shkon në punë, po detyrohem me shku në punë pa la sytë, kemi bërë ankesë edhe në ujësjellës kanë ardhur inspektorat e kanë kqyrë bazë është shtypja është mirë, por ku është problem nuk e di. Janë një 30-40 shtëpi por krejt janë më përforcime,që kanë ngjitë pompat”, shprehet ai.

E probleme më të mëdha po kanë gjatë stinës së verës.

Nga kompania Rajonale e Ujësjellësit në Prishtinë përmes një përgjigje me shkrim kanë treguar se kur do të rregullohet ky problem.

“Ketë vit është planifikuar te ndërtohet rrjet i ri aty, punime tokësore për furnizim me ujë”, ka thënë zëdhënësja Arjeta Mjeku.

Banorët e lagjes Kodra e Trimave presin që sa më shpejt ky problem me ujë të rregullohet.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri: Gara e 28 dhjetorit është historike për AAK-në, për herë të parë hyjmë pa koalicion

Tahiri: Gara e 28 dhjetorit është historike për AAK-në, për herë të parë hyjmë pa koalicion

Qarkagjija: Shkollat në Kosovë s’janë ende të përgatitura për mësim tërëditor

Qarkagjija: Shkollat në Kosovë s’janë ende të përgatitura për mësim tërëditor

Përfundon ushtrimi i përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe Ambasadës amerikane

Policia thotë se ushtrimi me Ambasadën amerikane u realizua me sukses: U angazhuan rreth 790 zyrtarë

Nesër mbyllet për gjashtë orë hyrja e Vushtrrisë nga drejtimi i Prishtinës

Emisioni “Info Nata” 12.12.2025

Kusari-Lila: LVV-ja s’ka qenë bllokuese, lojë politike e ndytë nga partitë tjera

Kusari-Lila: LVV-ja s’ka qenë bllokuese, lojë politike e ndytë nga partitë tjera

Lëndimi i Nedim Bajramit, më serioz se ç’dukej

Lëndimi i Nedim Bajramit, më serioz se ç’dukej

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën