TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Konjufca viziton ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës” që i kushtohet 25-vjetorit të sulmeve të NATO-s

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Konjufca viziton ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës” që i kushtohet 25-vjetorit të sulmeve të NATO-s

Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, mori pjesë në ekspozitën “Kosova në gjuhët e botës”, hapur nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës me rastin e 25-vjetorit të sulmeve ajrore të forcave të NATO-s kundër Serbisë dhe Jugosllavisë.

Sipas komunikatës për medie, Konjufca tha se ndien kënaqësi të veçantë që po merr pjesë në hapje të kësaj ekspozite, në veçanti në 25 vjetorin e sulmeve ajrore të NATO-s në ish-Jugosllavi.

“Përkimi i kësaj ekspozite të librave të shkruara për Kosovën në gjuhë të huaj, me luftën që NATO e nisi për të shpëtuar popullin e Kosovës nga spastrimi etnik dhe gjenocidi, na nxit domosdoshmërisht të reflektojmë se lufta e popujve për liri e çlirim, e veçanërisht e popujve të vegjël, gjithnjë duhet të zhvillohet në shumë fronte, sepse ajo shumë shpesh varet nga aleanca dhe mbështetja e popujve dhe shteteve të mëdha”, tha kryetari Konjufca.

Kreu i Kuvendit shtoi se sensibilizimi i opinionit botëror për çështjen e Kosovës dhe të drejtën e saj për liri dhe pavarësi nga Serbia ka qenë një front i rëndësishëm në realizimin e aspiratave të popullit shqiptar dhe se ishin autorët e huaj, përkatësisht kontributi i tyre që ndikoi padyshim në krijimin e një opinioni pozitiv në botë për lirinë e shqiptarëve.

“Kjo ka qenë veçanërisht e rëndësishme edhe për faktin se propaganda serbe kundër Kosovës në qarqet evropiane e perëndimore ka qenë e hershme dhe intensive. Pavarësisht kontributit që elitat tona intelektuale, duke përfshirë edhe shumë anëtarë të nderuar të kësaj Akademie, kanë dhënë në përhapjen e të vërtetës shkencore e historike për Kosovën dhe çështjen e pazgjidhur shqiptare në Ballkan, kontributi i autorëve të huaj, miqve të Kosovës, shumë prej të cilëve kanë bartur edhe detyra të larta drejtuese, ka ndikuar pa dyshim në krijimin e opinionit pozitiv të publikut të huaj mbi të drejtën e vendit tonë për liri dhe pavarësi”, tha kryetari i Kuvendit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell, temperartura 30°C

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Java fillon me mot të mirë

Mot me diell, temperartura 30°C

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Forcat amerikane do të rifillojnë bllokadën detare kundër Iranit nga dita e martë

Arrestohen një e mitur dhe një 23-vjeçar të dyshuar për grabitje në Mitrovicë

Arrestohen katër persona për kanosje dhe armbajtje pa leje në Ferizaj

Të shtëna me armë zjarri në Pejë, plagoset një person

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Apple padit OpenAI për vjedhjen e sekreteve tregtare

Nisin inspektimet në vendpunishte, Hoti: Vdekjet në punë për shkak të mungesës së pajisjeve bazë

Hoti: Serbia ende nuk është çliruar nga ideologjia e Millosheviqit

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Kulla: Srebrenica është turpi i lidershipit evropian dhe dështimit për të parandaluar tragjedinë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën