TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

25 vjet nga bombardimet e NATO-s, si erdhi deri tek urdhri për intervenim

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
25 vjet nga bombardimet e NATO-s, si erdhi deri tek urdhri për intervenim

Gjenocidi ndaj popullit të Kosovës prekte kulmin marsin e vitit 1999.

Negociatat nuk prodhonin marrëveshja.

Presidenti i ish Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq i njohur si Kasapi i Ballkanit refuzonte zgjidhje politike për krizën në Kosovë.

Por mos gatishmërisë së tij  për vendosje të paqes  i erdhi fundi.

Pasi me 23 mars, të vitit 1999 në orën 22:17 sekretari  i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana urdhëroi një sulm ajror mbi Republikën Federale të Jugosllavisë.

“Sapo kam urdhëruar komandantin suprem të aleatëve në Evropë, Gjenerali Wesley Clark për të iniciuar operacione ajrore në Republikën Federale të Jugosllavisë. Këtë veprim e kam marrë pas konsultimeve të shumta ditëve të fundit me të gjithë aleatët pasi u bë e qartë se përpjekja përfundimtare diplomatike e ambasadorit Richard Holbrooke  në Beograd nuk pati sukses. Të gjitha përpjekjet për të arritur një zgjidhje politike të negociuar për krizën e Kosovës, kanë dështuar dhe nuk ka asnjë alternativë veç ndërmarrjes së veprimeve ushtarake, kishte thënë Solana.

Për fushatën e bombardimeve, me anë të një fjalimi historik foli presidenti i atëhershëm amerikan, Bill Clinton me 24 mars të vitit 1999.

Clinton, në adresimin e tij theksoi se Serbia agresore ishte mospërfillëse edhe kur liderët kosovarë, gjatë kohës kur kosovarët po vriteshin, ishin pajtuar për paqe.

“Sot forcat tona iu bashkuan NATO-s kundër forcave serbe që janë përgjegjëse për brutalitetin në Kosovë. Po veprojmë për t’i mbrojtur mijëra njerëz të pafajshëm në Kosovë nga ofensiva ushtarake, po veprojmë për ta parandaluar një luftë më të gjerë.Për vite me radhë kosovarët ishin munduar paqësisht që të rifitonin të drejtat e tyre, kur Millosheviqi i dërgoi trupat e tij që t’i shtypte, kjo përpjekje u bë e dhunshme. Ne propozuam një marrëveshje të paqes që liderët kosovarë e nënshkruan, megjithëse nuk i dha gjithçka që donin ndërsa serbët refuzuan edhe të diskutojnë”, ishte deklarata e Clinton në atë kohë president i ShBA-së.

Pas këtij fjalimi filluan sulmet në orën 19:45, kur aeroplanët e NATO-s lëshuan bombat e para kundër pozicioneve strategjike të ushtrisë së ish Jugosllavisë.

Sulme ajrore u bën në Serbi, Kosovë dhe Mal të Zi.

Qëllimi  i këtij operacioni ishte ndalimi i forcave serbe në Kosovë dhe sigurimi i sigurisë së popullatës civile.

Këto  bombardime kishin, 3 objektiva kryesore: mbrojtjen ajrore jugosllave, sistemet e komandës dhe kontrollit dhe forcat ushtarake serbe të dislokuara në Kosovë.

Sulmet ajrore zgjatën 78 ditë deri me 10 qershor të vitit 1999 me ç’rast u arrit Marrëveshja Teknike e Kumanovës, e cila parashihte tërheqjen e të gjitha forcave ushtarake dhe policore serbe nga Kosova, e cila u pasua me miratimin e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

E me 12 qershor, para 25 viteve filloi vendosja e trupave të NATO-s në Kosovë, të cilët vazhdojnë të jenë të pranishëm në vend.

Përgatiti Jeta Lushi

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

Jashari: Pa marrëveshje, PDK-ja nuk e voton presidentin

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

“Thirrja erdhi shumë vonë, por PDK-ja i përgjigjet” – Jashari konfirmon pjesëmarrjen e PDK-së në takimin e Haxhiut

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Nuk besoj se kthimi i ish-krerëve të UÇK-së do ta ndryshojë skenën politike

Gola: Po presim epilogun e Kuvendit të LDK-së për të vazhduar dialogun

“Info Nata”- 28.07.2026

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Gola: Çështja e gazit amerikan po përdoret padrejtësisht për ta portretizuar Kurtin si antiamerikan

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Simbioza në marrëdhëniet ndërkombëtare mësimi që Kosova nuk guxon ta injorojë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën