Granit Xhaka ka qenë prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës së Bayer Leverkusenit që drejtohet nga trajneri Xabi Alonso.
Xhaka është lider dhe i pazëvendësueshëm në qendër të mesfushës.
Përveç pasimeve shumë të sakta, Xhaka është kampion i mbulimit të fushës.
Xhaka ka mbuluar 305.4 kilometra në total, në edicionin aktual të Bundesligës.
Ai përqindjen e pasimeve e ka po ashtu të shkëlqyer.
I pari në statistikën e pasimeve është Jonathan Tah, bashkëlojtari i Xhakës, me 96.65 për qind të parsimeve të sakta.
I dyti është mbrojtësi i Bayern Muncihut, Kim Min-Jae me 94.99 për qind, kurse Xhaka ka 93.03 për qind të saktësisë në pasime.