TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Haavisto: Finlanda e përgatitur për lloje të ndryshme kërcënimesh nga Rusia nëse hyn në NATO

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Haavisto: Finlanda e përgatitur për lloje të ndryshme kërcënimesh nga Rusia nëse hyn në NATO

“Finlanda në fakt ka një ushtri mjaft të fortë konvencionale. Ne kemi më shumë se 280.000 rezervistë, kemi një ushtri rekrutimi, sapo kemi investuar në avionët luftarakë F-35, 60 prej tyre po vijnë në Finlandë, e kështu me radhë. Pra, ne jemi kujdesur mjaft mirë për forcat tona të mbrojtjes kombëtare. Por sigurisht ne jetojmë në një botë, siç e shohim nga sulmi i Rusisë kundër Ukrainës, që shfaqen edhe kërcënime të reja sigurie. Nëpërmjet bashkëpunimit më të ngushtë me NATO-n, ne mund të adresojmë të gjitha ato kërcënime të ndryshme,” tha ministri i Jashtëm finlandez Pekka Haavisto për CNN.

I pyetur pse Finlanda ka ndryshuar pozicionin e saj në lidhje me neutralitetin ushtarak, Haavisto tha se natyra e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës ka ndryshuar.

“Së pari, Rusia është e gatshme të ndërmerr rreziqe më të larta në fqinjësinë e saj. Së dyti, është gati të përqendrojë më shumë se 100.000 ushtarë në një qendër të vëmendjes, siç kemi parë në kufirin e Ukrainës. Dhe së treti – ky është më shumë një spekulim i hapur – por përdorimi i mundshëm i armëve bërthamore apo edhe kimike. E gjithë kjo sigurisht që ndikon edhe në sigurinë finlandeze”, tha ministri i Jashtëm.

Haavisto tha për CNN se pushtimi rus i Ukrainës ndryshoi diskursin publik brenda vendit të tij.

Suedia duhet të përfundojë një analizë të politikës së saj të sigurisë deri në fund të majit. Një zyrtar suedez i tha më parë CNN se vendi mund ta bëjë publik pozicionin e tij më shpejtw, në varësi të kohës kur e bën Finlanda fqinje.

“Ne kemi parë një ndryshim të madh në opinionin publik në Finlandë gjatë javëve të fundit. Një shumicë e qartë e popullsisë tani po mbështet anëtarësimin në NATO. Parlamenti finlandez do ta diskutojë këtë çështje në javët në vijim, dhe nëse shumica do ta deklarojë qartë këtë, atëherë procesi do të vazhdojë. Pastaj, varet nga 30 vendet anëtare të NATO-s se sa i shpejtë mund të jetë procesi,” shtoi ai.

Haavisto tha se Finlanda mbështet Gjykatën Penale Ndërkombëtare për të hetuar se çfarë ka ndodhur saktësisht.

“Mendoj se është shumë e rëndësishme që së pari, para përcaktimit të asaj që ka ndodhur saktësisht, të kemi hetimin e plotë nga vende si Bucha, dhe vende të tjera ku sigurisht që civilët janë sulmuar në një mënyrë që nuk lejohet sipas legjislacionit ndërkombëtar,” tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rutte shmang pyetjen nëse është e pranueshme që një anëtar i NATO-s të kërcënojë ushtarakisht një tjetër

Rutte shmang pyetjen nëse është e pranueshme që një anëtar i NATO-s të kërcënojë ushtarakisht një tjetër

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

Kryeministri i Grenlandës: Zgjedhim Danimarkën dhe refuzojmë t’i bashkohemi SHBA-së

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

Gjermania kritikon Teheranin, Irani i përgjigjet me akuza për Gazën

BE kërcënon X-in me sanksione për imazhet “e zhveshura” të gjeneruara nga AI

BE kërcënon X-in me sanksione për imazhet “e zhveshura” të gjeneruara nga AI

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike për shkak të rritjes së importit

KESCO bën thirrje për kursim të energjisë elektrike për shkak të rritjes së importit

Instagram mohon akuzat për ekspozim të të dhënave personale

Instagram mohon akuzat për ekspozim të të dhënave personale

Zeneli transferohet te kampioni i Belgjikës

Zeneli transferohet te kampioni i Belgjikës

DnV: Në prag të javës së fundit, dinamikë e shtuar e fushatës në terren dhe në rrjete sociale

DnV kërkon rinumërim të plotë të votave të kandidatëve në të gjithë vendin

Prezantohet kukulla e parë Barbie me spektrin e autizmit

Prezantohet kukulla e parë Barbie me spektrin e autizmit

Rutte shmang pyetjen nëse është e pranueshme që një anëtar i NATO-s të kërcënojë ushtarakisht një tjetër

Rutte shmang pyetjen nëse është e pranueshme që një anëtar i NATO-s të kërcënojë ushtarakisht një tjetër

Vetëm disa minuta qeshje në ditë mund të përmirësojnë shëndetin

Vetëm disa minuta qeshje në ditë mund të përmirësojnë shëndetin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën