Greqia ka siguruar përballjen me Gjeorgjinë për një vend në Evropianin e këtij viti që do të mbahet në Gjermani.
Në gjysmëfinalen e play-offit të Ligës C, Greqia triumfoi 5:0 kundër Kazakistanit.
Pas këtij triumfi, Greqia në finale do të ketë punë me Gjeorgjinë, e cila mposhti 2:0 Luksemburgun për një vend në “Euro 2024”.
Dueli mes Gjeorgjisë dhe Greqisë, do të luhet më 26 mars.
Anastasios Bakasetas (9’) nga penalltia, Dimitris Pelkas (15’),Fotis Ioannidis (30’) Dimitris Kourbelis (40’) dhe Aleksandr Tapalov (87’) autogol shënuan golat për fitoren e thellë të Greqisë.