TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Deputeti gjerman: Do e mbështesim Kosovën për anëtarësim në KiE

Deputet i Bundestagut gjerman, Boris Mijatoviq e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropës. Ai në një intervistë për Tëvë1 thotë që komuniteti serb në Kosovë përfiton nga ky institucion.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Deputeti gjerman: Do e mbështesim Kosovën për anëtarësim në KiE

Një tjetër deputet i Bundestagut gjerman po e mbështet fuqishëm anëtarësimin e Kosovës në Këshillin Evropës.

Politikani gjerman nga radhët e të Gjelbërve, Boris Mijatoviq, thotë se qeveria e Kosovës me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, ka bërë një hap të rëndësishëm për t’u anëtarësuar në Këshill, megjithëse siç thotë ai asgjë akoma nuk është garantuar.

Ai thotë se Kosova do ta ketë mbështetjen edhe të qeverisë gjermane në këtë proces.

“Këshilli i Evropës është një institucion shumë i rëndësishëm dhe do të ishte shumë mirë nëse Kosova do të anëtarësohej. Këshilli i Evropës i vë në fokus qytetarët dhe punon për ti mbrojtur të drejtat e tyre. Gjithashtu është shumë e rëndësishme që qytetaret do të kenë mundësi t’i adresojnë problemet e tyre në Gjykatën Evropiane. Me të vërtet shpresoj që Kosova do t’i siguroj 2/3 e votave për tu bërë pjesë e kësaj organizate. Është një mundësi shumë e mirë për Kosovën por natyrisht që asgjë nuk është e garantuar. Megjithatë zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit ishte një vendim i domosdoshëm nga ana e Kosovës. Unë dhe qeveria e Gjermanisë do ta mbështesim Kosovën në këtë proces”, thotë Mijatoviq.
I pyetur për qasjen e Serbisë e cila e kundërshton anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, Mijatoviq tha se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran.

Ai tutje i ka bërë thirrje edhe vendeve tjera që nuk e kanë njohur Kosovën, të ndryshojnë qëndrim.

“Më anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës do të përfitonte shumë edhe komuniteti serb. Serbia mund të ketë një mendim tjetër, por Kosovën e kanë njohur nëse nuk jam gabim 119 shtete deri më tani. Në i bëjmë thirrje edhe shteteve të tjera që nuk e kanë njohur Kosovën ta bëjnë një gjë të tillë. Kjo është mënyra më e mirë për ta pasur paqe dhe stabilitet në Evropë”, deklaroi deputeti gjerman.

Krerët shtetëror serb së fundmi janë shprehur të shqetësuar për anëtarësimin e mundshëm të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Dy të tretat e shteteve anëtare të kësaj organizate e njohin pavarësinë e Kosovës.

Tags: anëtarësimiBoris MijatoviqkieKosova
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kritikon Gjykatën Speciale: U ngrit për të gjykuar vetëm pjesëtarët e UÇK-së

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

​Qytetarët thonë se dialogu Kosovë – Serbi duhet të përfundojë njëherë e përgjithmonë

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Rrathët e errët nën sy, kur janë normale dhe kur fshehin një problem shëndetësor?

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Vdes filozofi dhe sociologu gjerman, Jurgen Habermas

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Haradinaj-Kurtit: Me strukturat paralele po bashkëpunon, e me shqiptarët bllokada e rrëmujë

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

Ulutash: Mandati i KFOR-it në Kosovë nuk ka afat përfundimtar

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kritikon Gjykatën Speciale: U ngrit për të gjykuar vetëm pjesëtarët e UÇK-së

Ndalohen mbi 38 mijë lodra në vlerë prej 100 mijë euro në zona doganore, s’i plotësonin standardet e sigurisë

Ndalohen mbi 38 mijë lodra në vlerë prej 100 mijë euro në zona doganore, s’i plotësonin standardet e sigurisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën