TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në INTERPOL s’mund të ndodhë pa ndihmën e ShBA-së

Shefja e shtetit, Vjosa Osmani u takua sot me ndihmës sekretarin amerikan të Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson. Ky i fundit pas takimit tha që SHBA-ja mbështet Kosovën që të përmirësojë strukturat e saj gjyqësore dhe të sigurisë. Teksa Presidentja Osmani kërkoi nga Robinson të mbështes Kosovën në anëtarësimin në INTERPOL, dhe falënderoi për kontributin e dhënë në shtet ndërtim.

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A

Është njëri nga kontribuuesit e themelimit të institucioneve të sigurisë në Kosovë.

E nga shteti më i fuqishëm në botë, erdhi në Prishtinë për t’i dhënë mbështetje institucioneve në punën që po bëhet për luftimin e krimit të organizuar dhe sundimit të ligjit.

Ndihmës sekretari amerikan i Byrosë Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit, Todd Robinson fillimisht takoi presidenten e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu.

Pas takimit, Osmani tregoi kërkesën të cilën tashmë Republika e Kosovës e ka synim, anëtarësimin në organizatën më të madhe në botë të Policisë, INTERPOL.

“E njoftova për synimin strategjik të Kosovës për anëtarësim në INTPEROL, anëtarësim ky që do të jetë i pamundur pa mbështetjen e vazhdueshme të SHBA-ve. Ky anëtarësim do të kontribuonte thelbësisht në rritjen e kapaciteteve tona, duke përmirësuar përgjigjen tonë institucionale ndaj krimit, dhe duke fuqizuar angazhimin tonë në drejtim të garantimit të sigurisë publike për secilin qytetar të Republikës sonë pa dallim”, tha Osmani.

Shefja e shtetit, falënderoi amerikanin për kontributin e dhënë në themelimin e institucioneve të Sigurisë në Kosovë.

“Nga mbështetja që kemi pranuar nga Byroja i udhëhequr nga ndihmës sekretari Robinson, shquhet për kohëzgjatjen, për dinamikën shumëllojshmërinë e asistencës përmes së cilës janë themeluar, dhe janë fuqizuar mekanizmat tanë kryesor për sundimin e ligjit në Kosovë”, u shpreh presidentja.

Ndihmës Sekretari amerikan edhe njëherë siguroi Policinë e Kosovës dhe institucionet tjera të sigurisë dhe zbatimit të ligjit, se SHBA-të janë mbështetës të palëkundër në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Robinsion tha se SHBA-të po punojnë për të krijuar një Kosovë sa më të fortë.

“Fakti që jam këtu tregon mbështetjen tonë për atë që po bëni ju, për atë që Policia po punon, shërbimet e sigurisë që po bëjnë për qytetarët e Kosovës mendoj se është me të vërtetë e rëndësishme dhe porosia ime, për ta, për ju të gjithë është që SHBA-ja është këtu për t’iu mbështetur në përpjekjet e tuaj për të ndërtuar institute jetike të sigurisë dhe struktura të gjyqësorit, të drejtësisë. Po punojmë për një Kosovë më të mirë sot por edhe për një Kosovë më të fort, më të sigurt e transparentë në të ardhmen, për të gjithë qytetarët e Kosovës”, tha ai.

Pas përfundimit të takimit me të parën e shtetit, Robinson takoi edhe disa nga zyrtarët policorë të Kosovës, të cilët i mbështeti në punën e tyre për krijimin e sigurisë së qytetarëve.

Tags: INTERPOLOsmaniSHBATodd Robinson
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ramadani: AAK-ja është stabile dhe e qëndrueshme

Ramadani: AAK-ja është stabile dhe e qëndrueshme

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

Nesër nis gjykimi për rastin e rezervave shtetërore

Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Emisioni “Info Nata” 09.12.2025

Emisioni “Info Nata” 09.12.2025

Ramadani: AAK-ja është stabile dhe e qëndrueshme

Ramadani: AAK-ja është stabile dhe e qëndrueshme

Ngrihet aktakuzë ndaj Rozeta Hajdarit për rastin e rezervave shtetërore

Nesër nis gjykimi për rastin e rezervave shtetërore

Liverpooli fiton derbin ndaj Interit, rezultate interesante në Champions

Liverpooli fiton derbin ndaj Interit, rezultate interesante në Champions

Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Digjet një depo e një marketi në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Emisioni “Info Nata” 09.12.2025

Emisioni “Info Nata” 09.12.2025

Kurti: Dikur korrupsion i madh, sot ka ngelur vetëm zhurma

Kurti: Dikur korrupsion i madh, sot ka ngelur vetëm zhurma

A është shkrirë Guxo në LVV? Donika Gërvalla flet për koalicionin dhe të ardhmen e Guxo-s

A është shkrirë Guxo në LVV? Donika Gërvalla flet për koalicionin dhe të ardhmen e Guxo-s

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën