TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani pas takimit me Hamzën: Mitrovica duhet të jetë ndër qytetet prioritare

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Osmani pas takimit me Hamzën: Mitrovica duhet të jetë ndër qytetet prioritare

Pas takimit me kryetarin e kësaj komune, Bedri Hamza, kryetarja e shtetit tha se duhet të trajtohen sfidat në interes të mitrovicasve.

“Ka nevojë për sa më shumë përkrahje. Trajtimi i nivelit të papunësisë do të mund të bëhet edhe me investime brenda Kosovës, por edhe me investime nga jashtë Kosova. Jemi duke bërë çmos që të rritet numri i investitorëve nga jashtë, sidomos investimet që fokusohen në krijimin e vendeve e reja të punës. Mitrovica duhet të jetë ndër qytetet prioritare, sepse e ka edhe potencialin për një gjë të tillë. Nga potenciali në investimin e sektorit të energjisë, e deri në investimet në sektorin e turizmit, sidomos në rajonin e Shalës së Bajgorës”, ka deklaruar Osmani.

Më tej, ajo tha se në takimin me kryetarin e Mitrovicës është diskutuar edhe çështja e mbrojtjes së ambientit.

I pari i Mitrovicës, Bedri Hamza tha se para presidentes ka paraqitur prioritet që ka gjatë udhëheqësisë së tij.

“Biseduam për gjendjen në komunën e Mitrovicës. Është një gjendje më specifike, më e ndjeshme se në komunat tjera. Edhe në aspektin politik, edhe të sigurisë, edhe të çështjeve të tjera. Me fokus të veçantë për projektet të cilat duhet të zhvillohen në Mitrovicë, janë duke u zhvilluar në Mitrovicë dhe për prioritet tona që i kemi caktuar që janë, arsimi, shëndetësia, kultura, rinia, sporti dhe ambienti pa i anashkaluar edhe prioritetet tjera në infrastrukturë në përputhje me mundësitë tona financiare”, ka thënë ai.

“Sigurisht se iu drejtuam presidentes me lutjen dhe me kërkesën që takimet me investitorët, edhe pse ne jemi të sigurtë që presidentja këtë e bën gjithmonë, t’i përdor edhe për kanalizimin e mundshëm potencial të vijnë e të investojnë në Mitrovicë. Që të këtë një përkrahje më të madhe përmes financimit të projekteve të caktuara nga niveli qendror”, ka shtuar Hamza.

Gjatë vizitës në Mitrovicë, presidentja Vjosa Osmani ka vendosur lule tek pllaka përkujtimore në lagjen e Kovaçëve. Po ashtu, do të vizitojë edhe shkollën fillore të mesme të ulët “Ismail Qemali”./KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Kusari-Lila: Aktgjykimi i Kushtetueses për Rashiqin s’është i plotë, VV nuk do të japë votë për Listën Serbe

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë,  presidenti kur t’i vijë koha

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë, presidenti kur t’i vijë koha

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Vetura godet një të mitur në Zhabar, dërgohet për trajtim në QKUK

Kompletohet top 8 i Ligës së Kampionëve dhe skuadrave të Play-Offit

Emisioni “Info Nata” 28.01.2026

Emisioni “Info Nata” 28.01.2026

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Liga e Kampionëve: Mourinho kualifikon Benficën dhe e lë Real Madridin jashtë top 8

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Maloku: Se njoh Listën Serbe si parti, por Kushtetuta parasheh që nënkryetari të zgjidhet nga shumica

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë,  presidenti kur t’i vijë koha

Gashi: Prioritet formimi i Kuvendit dhe Qeverisë, presidenti kur t’i vijë koha

Gjendet i vdekur një person në Prizren, në vendngjarje konfiskohet një armë

Vetura godet një të mitur në Zhabar, dërgohet për trajtim në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën