TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Anëtarët e KPM-së akuzohen se po shkelin Kushtetutën, letra e Premier Ligës se trajton Kosovën si shtet

by Tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Anëtarët e KPM-së akuzohen se po shkelin Kushtetutën, letra e Premier Ligës se trajton Kosovën si shtet

Kryetari i Komisionit të Mediave të Pavarura, Jeton Mehmeti ka deklaruar se javën e kaluar kanë pranuar një letër shqetësuese nga Premier Liga, duke krijuar paqartësi për të drejtat e transmetimit të Premier Ligës në territorin e Kosovës.

Mehmeti gjatë raportimit në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, tha se në letrën e dërguar nga Premeri Liga thuhet se tre operatore të licencuar nga KPM-ja, po transmetojnë pa të drejtë.

Ai shtoi se menjëherë pas pranimit të letrës nga Premier Liga, kanë kërkuar dëshmi nga operatorët për të parë kontratat e Arenës me Premier Ligën. Mehmeti tha se në dokumentet të cilat i kanë analizuar, thuhet se Arena ka të drejtë të transmetojë dhe të shesë kanalet tek operatorët e tjerë.

Ai shtoi se do të vazhdojnë të hulumtojnë këtë marrëdhënie të transmetimeve në mes Arenës dhe Premier Ligës.

“Kemi marrë një letër direkt nga “Premier Liga” se po transmetohet pa të drejtë nga tre operatorë të licencuar nga ana e KPM-së që janë Art Motion, Kujtesa dhe Ipko. Në atë letër, Premier Liga ka konfirmuar se të drejtën për tre sezona të transmetimit të ligës për Kosovë duke filluar nga sezona 2022/2023. Premier Liga i ka dhënë dy etnitete të pavarura, njëra prej tyre është Digitalb dhe ka të drejtën e transmetimit të Premier Ligës në Kosovë në gjuhën shqipe dhe tjetra quhet Arena dhe kjo ka të drejtë transmetimin në gjuhën serbe. Në atë letër të datës katër shtator, është thënë që çfarëdo transmetimi i ndeshjeve të Premier Ligës që nuk bëhet me autorizim nga Digjitalb ose Arena, përfundon që ai transmetim është bërë pa autorizim të Premier Ligës”, tha Mehmeti.

Ndërkaq, anëtarja e KPM-së Luljeta Aliu tha se në bazë të marrëveshjes që Arena i ka dërguar tek KPM-ja, ekziston dyshime se Arena ka mashtruar dhe nëse qëndron kjo, Arena nuk do të ketë mundësin më që të transmetojë në Kosovë.

“Ekziston dyshimi që nga ana e Arenës ka qenë mashtrim, ky është mashtrim ndaj komisionit sepse Premier Liga do të i kishte dhënë këto informata të qarta, besoj se është lajthitje dhe mashtrim dhe është një çështje që duhet të merret seriozisht dhe në raste tjera Arena mund të ketë kontrata por në këtë rast nëse dëshmohet dyshimi, atëherë nuk ekziston ndonjë mirëbesim që Arena t’i ketë të drejtat që të operojë në Kosovë ose të ketë ndonjë kanal në Kosovë, do të ndërmarrim hapat tonë ligjorë”, tha Aliu.

Kryetari i komisionit për Media, Valon Ramadani u tha anëtarëve të KPM-së, se pret që të ndërmarrin hapa tutje në lidhje këtë çështje.

“Mendoj qe janë të qartësuar në letrën e pranuar nga Premier Liga, sidomos çështja se a kanë pasur konfirmim ose jo, aty është e qartë shkruhet se nuk ka pasur konfirmim, juve iu mbetet të vazhdoni tutje.Për neve është shumë me rëndësi cili do të jetë veprimi i juaj përball këtij mashtrimi që e ka bërë këtë tast në raport me neve Artmotion, Arena Sportin që ka mashtruar që ka marrëveshje dhe në fakt Premier Liga nuk ka pasur njohuri për transmetimin në Kosovë”, tha Ramadani.

Edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Besim Muzaqi shtoi se KPM-ja për këtë çështje është dashur të kërkojë sqarime shtesë nga Premier Liga dhe të marrë vendim.

“Në letrën e konfirmimit që kinse Arena ka të drejtë Artmotion t’i jep të drejtën e shpërndarjes aty në fjalinë e fundit thuhet që ne kemi të drejta për territorin e Serbisë për territorin e Kosovës. A nuk iu ka bërë përshtypje që me këtë fakt ju shkelni Kushtetutën e Republikës, nëse mendoni që kjo është punë e vogël kur territorin e Serbisë përfshihet edhe Kosova, ju është dashur të kërkoni sqarim shtesë nga Premier Liga ose të trajtoni si dokument i cili republikën tonë nuk e trajton si shtet”, theksoi Muzaqi./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

Mustafa për ndryshimin e ligjit për DHSK-në:Unë e di që mund të bëhet edhe para datës gjashtë, edhe kryeministri po ashtu u shpreh

Mustafa për ndryshimin e ligjit për DHSK-në:Unë e di që mund të bëhet edhe para datës gjashtë, edhe kryeministri po ashtu u shpreh

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin, nga pikëpamje e LVV-së, Bekim Sejdiu është kandidati për president

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin, nga pikëpamje e LVV-së, Bekim Sejdiu është kandidati për president

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve penale jashtë vendit

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

​Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në për fondet IPA

“Dardanët” e rinj gati për San Marinon

“Shpresat” e Kosovës gati për Qipron, sonte përballja në kryeqytet

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin, nga pikëpamje e LVV-së, Bekim Sejdiu është kandidati për president

Kurti: Jam në komunikim me Hamzën e Abdixhikun për presidentin, nga pikëpamje e LVV-së, Bekim Sejdiu është kandidati për president

​Emërohet Komisioni për Kompensimin e Viktimave të Krimit

Qeveria miraton nismën për aderimin e Kosovës në Konventën Ndër-Amerikane për vuajtjen e dënimeve penale jashtë vendit

​Qeveria ndan 200 mijë euro për blerjen e një gjeneratori për Burgun e Sigurisë së Lartë

​Qeveria miraton marrëveshjet me BE-në për fondet IPA

Kurti: Brenda javës do të kemi përgjigje nga Zyra Ligjore e MD-së për nismën e PDK-së

Kurti: Brenda javës do të kemi përgjigje nga Zyra Ligjore e MD-së për nismën e PDK-së

Miratohet nisma për marrëveshje për sigurime sociale ndërmjet Kosovës dhe Turqisë

​Murati: Opozita të mos e përsërisë bojkotin për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën