TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Përkushtimi dhe këmbëngulja, arsyet pse vajzat janë më të suksesshme në sport

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Përkushtimi dhe këmbëngulja, arsyet pse vajzat janë më të suksesshme në sport

Xhudo, boksi, hendbolli, karate e volejbolli janë vetëm disa nga sportet me të cilat Kosova po prezantohet suksesshëm në arenën ndërkombëtare, por veçantia e madhe e gjithë këtij suksesi është se po arrihet nga ana e vajzave. Shumë medalje të arta kanë zbarkuar në Kosovë pikërisht pasi janë fituar nga sportistet femra.

Një gjë e tillë po konsiderohet sukses mjaftë i madh, por edhe krenari për Kosovën pasi thyerja e shumë barrierave nga vajzat është e arritur e jashtëzakonshme. Ish-trajnerja e Kombëtares së Kosovës në futboll, Afërdita Fazliu, ka thënë për KP se vajzat po i sjellin Kosovës sukseset më të rëndësishme dhe kjo duhet të sjellë reflektim te shteti pas vajzat kosovare kanë potencial të madh në sport.

“Në aspektin shkencor ende nuk e kemi hulumtuar këtë çështje se cila është arsyeja reale e sukseseve të femrave karshi sukseseve të meshkujve të paktën në këto dy dekadat e pasluftës, megjithatë sukseset e vajzave tona, po iu referohem pjesës së pasluftës, dy dekada e gjysmë afër, mund të themi që ndoshta janë sukseset padyshim më të mëdha, por janë edhe sukseset më të rëndësishme dhe më të ëmbla”, tha Fazliu.

Ndërsa, kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka, thekson faktin këto suksese po vijnë pasi që vajzat janë për një nuancë më të përkushtuara se djemtë në stërvitje dhe punën e përditshme që e kërkon sporti.

“Unë më shumë mendoj edhe besoj që është fat për rezultatin që e arrijnë vajzat. Nuk mund t’i ndajë që vajzat dhe meshkujt punojnë më shumë apo më pak, sakrifica është e njëjtë. Ajo çfarë e dallon sportin e femrave dhe meshkujve është konkurrenca e cila në konkurrencën e meshkujve është shumë më e fortë se në konkurrencën e femrave, sidomos në sportet luftarake”, tha Kuka.

Edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, u ka bërë thirrje sportistëve të gjinisë mashkullore që të jenë më këmbëngulës në punën e tyre pasi janë vajzat ato që e kanë marr primatin duke arritur suksese të njëpasnjëshme në sporte të ndryshme.

“Me siguri që po. Është shumë e vërtetë që kemi shumë suksese prej femrave dhe këtu meshkujt duhet t’i hapin sytë dhe të shohin sepse vërtetë femrat po na bëjnë krenar dhe unë jam shumë i lumtur sepse vajzat tona janë shumë të mira, janë shumë të disiplinuara, i marrin shumë seriozisht trajnimet e tyre për atë arsye edhe sukseset po na vijnë. Kështu që i uroj dhe i përgëzoj edhe jemi krenar që femra të tilla në Kosovë, femrat shqiptare që po na bëjnë krenar anë e mban botës”, tha Krasniqi.

Njëra nga sukseset më të fundit në sport është norma olimpike e fituar nga boksierja Donjeta Sadiku, sukses i cili sipas Afërdita Fazliut erdhi edhe për shkak se ajo ka një trajnere që kujdeset për stërvitjet e saj.

“Suksesi i fundit i Donjeta Sadikut për mua personalit, besoj edhe për shumicën e shoqërisë sportive e ka edhe një element shumë të rëndësishëm që e bartë në vete kur kemi parasysh që edhe trajnerja e Donjetës është një femër. Kështu që sukseset edhe të futbollit të femrave edhe të shumë sporteve të tjera lidhe edhe me një atribut për të cilin ne sot nuk mund të nxjerrim konkluzione shkencore, mirëpo unë lirisht mund të them që këto vite jo të lehta të sportit të femrave e kanë argumentuar që është një dimension për të cilin besoj se duhet të investojmë më shumë”, theksoi Fazliu.

Ndryshe, suksese të tjera nga vajzat priten edhe në Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’, atje ku xhudo deri më tani ka pesë norma olimpike si dhe Donjeta Sadiku që do ta përfaqësojë sportin e boksit.

Tags: Afërdita FazliuAgron KukaDonjeta Sadiku
ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, përjashtim mbetet komuna e Istogut

KQZ certifikon rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve lokale, përjashtim mbetet komuna e Istogut

Komuna e Prishtinës e kërkon 1/12 e buxhetit të dhjetorit më herët për t’i paguar faturat

Komuna e Prishtinës e kërkon 1/12 e buxhetit të dhjetorit më herët për t’i paguar faturat

Arrestohet një person në Ferizaj, për vjedhje të rëndë në tentativë

Njësia e Reagimit të Shpejtë arreston gjashtë persona të kërkuar nga gjykata

KPK nxjerr vendimin për shkarkimin e Kelmendit: Në përputhje me Kushtetutën, ligjet dhe rregullat

Vdes 13-vjeçarja në një shkollë të Greqisë, dyshohet se u mbyt me ushqim

Vdes 13-vjeçarja në një shkollë të Greqisë, dyshohet se u mbyt me ushqim

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Shala: Dyshimet për shasinë e falsifikuar çuan në kapjen e mbi 100 kg drogë

Shala: Dyshimet për shasinë e falsifikuar çuan në kapjen e mbi 100 kg drogë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën