TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Silvinjo zbardh listën për dy miqësoret, lë jashtë Dakun dhe Mujën fton Arbër Hoxhën

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Silvinjo zbardh listën për dy miqësoret, lë jashtë Dakun dhe Mujën fton Arbër Hoxhën

Kombëtarja shqiptare do të luajë dy takime miqësore ndaj Kilit (22 mars) dhe Suedisë (25 mars). Përgatitjet për këto dy ndeshje do të nisin të hënë më 18 mars, teksa trajneri Silvinjo ka publikuar sot edhe listën me plot 26 lojtarë të grumbulluar.

Përsa i përket portës janë të njëjtët futbollistë, Etrit Berisha, Thomas Strakosha dhe Elhan Kastrati. Në mbrojtje rikthehet Marash Kumbulla, i cili ka lënë pas dëmtimin e rëndë dhe gradualisht po merr minuta me klubin e tij Sassuolo. Emrat e tjerë që përbëjnë repartin e prapavijës janë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Enea Mihaj, Federic Veseli, Jon Mersinaj, Mario Mitaj dhe Naser Aliji.

Ashtu si në portë edhe në mesfushë janë të njëjtët lojtarë Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Qazim Laçi, Keidi Bare dhe Nedim Bajrami. Ndërsa në repartin e sulmit ka risi por edhe rikthime. Trajneri Silvinjo ka vendosur të thërrasë për herë të parë në Kombëtare sulmuesin Arbër Hoxha, i cili aktivizohet me Dinamo Zagreb në Kroaci.

Në Kombëtare rikthehet edhe Rey Manaj, i cili po zhvillon një sezon shumë të mirë me klubin e tij në Turqi. Pjesa tjetër e lojtarëve që përbëjnë repartin e avancuar janë Taulant Seferi, Myrto Uzuni, Ernest Muçi, Jasir Asani, Arbnor Muçolli, Sokol Cikalleshi dhe Armando Broja.

Trajneri Silvinjo do të dalë në një konferencë për mediat nesër (16 mars, ora 11:00 në Shtëpinë e Futbollit) për të folur në lidhje me listën dhe dy ndeshjet miqësore të Shqipërisë ndaj Kilit dhe Suedisë.

lg.php.gifGrumbullimi i lojtarëve do të nisë që të dielën në Tiranë me futbollistët që do të përfundojnë më herët impenjimet me skuadrat e tyre, ndërsa grupi i lojtarëve do të jetë i plotë të hënën më datë 18 mars. Seancat stërvitore do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit”, ndërsa të enjten kuqezinjtë do të udhëtojnë drejt Parmës, aty ky më 22 mars do të luhet edhe ndeshja e parë miqësore ndaj Kilit në stadiumin “Ennio Tardini”, duke nisur nga ora 20:45.

Pas sfidës me Kilit, Kombëtarja do të luajë një tjetër përballje miqësore me Suedinë. Kjo ndeshje do të zhvillohet më 25 mars në stadiumin “Friends Arena“ të Stokholmit në Suedi, në ora 19:00.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

Dukagjini eliminon Prishtinën e Re, avancon në çerekfinale të Kupës

Futbollistët e Real Madridit darkuan së bashku, paguan Vini Jr. e Mbappe

Futbollistët e Real Madridit darkuan së bashku, paguan Vini Jr. e Mbappe

Xhepa i Shqipërisë zë vendin e 34-t në Super-G

Xhepa i Shqipërisë zë vendin e 34-t në Super-G

Futboll, tri ndeshje të enjten në Kupë

Futboll, tri ndeshje të enjten në Kupë

Rusia thotë se do të zbatojë kufizimet bërthamore për sa kohë që edhe SHBA-ja i zbaton ato

Rusia thotë se do të zbatojë kufizimet bërthamore për sa kohë që edhe SHBA-ja i zbaton ato

Gaza: Mbi 72,000 të vdekur dhe një baba që gërmon me duar për të gjetur eshtrat e familjes së tij

Gaza: Mbi 72,000 të vdekur dhe një baba që gërmon me duar për të gjetur eshtrat e familjes së tij

Prosper sulmon Prokurorinë e Hagës: Arrogancë dhe mungesë respekti ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

Prosper sulmon Prokurorinë e Hagës: Arrogancë dhe mungesë respekti ndaj diplomatëve ndërkombëtarë

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

ATK del me njoftim për tatimpaguesit me borxhe, mund të përfitojnë zbritje të gjobave

Lirohen nga detyra u.d i kryeshefit ekzekutiv të KEK-ut dhe zëvendësi i tij

KEK pret rritje të prodhimit të rrymës edhe në muajin shkurt

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

​Kosova në listën e vendeve të sigurta të BE-së, sipas rregullave të reja të azilit

Plot 40 dështime – Nuk ka konstituim të Kuvendit

Rendi i ditës i seancës konstituive

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën