TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Kurti në takim me Escobar dhe Hovenier kërkon të dënohet sulmi ndaj nënkryetares së Zveçanit

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kurti në takim me Escobar dhe Hovenier kërkon të dënohet sulmi ndaj nënkryetares së Zveçanit

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, të dërguarin e posaçëm të ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadorin e ShBA-së, Jeffery Hovenier.

Përmes një komunikate për media, thuhet se Kurti ka theksuar që sulmi ndaj nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, duhet dënuar.

Njëherit, kryeministri ka thënë se sulmi është vazhdimësi e kërcënimeve të Serbisë ndaj sigurisë së Kosovës pas sulmit terrorist në Banjskë, për të cilët tha se kryesit e sulmit janë ende të lirë dhe të mbrojtur në shtetin serb.

“Duke kujtuar takimin e fundit që kishin së bashku nga tetori i vitit të kaluar, kryeministri e falënderoi z. Escobar për vizitën dhe foli për zhvillimet që kanë shënuar këta pesë muaj. Kryeministri tha se sulmi ndaj nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomaniq, duhet dënuar. Sulmi është vazhdimësi e kërcënimeve të Serbisë ndaj sigurisë së Kosovës pas sulmit terrorist dhe paramilitar të 24 shtatorit në Banjskë ku mbet i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërkohë që kryesit e këtij sulmi ende janë të lirë dhe të mbrojtur në Serbi”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, sa i përket vendimit të Bankës Qendrore për ndalimin e dinarit serb, Kurti ka potencuar se Qeveria ka bërë veprime për të siguruar që tranzicioni të jetë i shpejtë dhe i lehtë për qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb.

“Në lidhje me rregulloren e Bankës Qendrore, Kryeministri pati diskutim përmbajtjësor të fokusuar në adresimin e shqetësimeve të përbashkëta. Ai tha se vendimi i Bankës Qendrore është vendim i një institucioni të pavarur dhe profesional. Për shkak të ndikimit të rregullores në komunitetin serb të Kosovës, qeveria ka bërë veprime për të siguruar që tranzicioni të jetë i shpejtë dhe i lehtë për qytetarët e Kosovës nga komuniteti serb”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu, kryeministri ka falënderuar Escobar për rolin dhe kontributin e tij dhe të ShBA-së, teksa ka shtuar se sukseset e Kosovës janë të përbashkëta me ta./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot nis fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Sot nis fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

Rritet numri i ankesave ndaj policëve për keqtrajtim të qytetarëve

Tre persona arrestohen në Babush të Ferizajt, konfiskohen drogë, armë dhe para të gatshme

“Digjitalizimi e ‘shpëton’ procesin zgjedhor”

KQZ shkurton afatet zgjedhore, të gjitha procedurat do të zhvillohen brenda 37 ditëve

Asllani flet për formën e mirë

Dortmundi në garë për Asllanin

Kush do ta prezantojë Festivalin e RTSH?

Kush do ta prezantojë Festivalin e RTSH?

Sot nis fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Sot nis fushata globale “16 Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës me Bazë Gjinore”

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

Transportuesit publikë dhe ata privatë protestojnë me autobusë – pozicionohen pranë objektit të Komunës së Prishtinës

Puna para orës 10 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

Puna para orës 10 të mëngjesit mund më dëmtojë trupin dhe mendjen

Studim: Pirja e duhanit shkakton rënie të flokëve dhe thinja të parakohshme

Studim: Pirja e duhanit shkakton rënie të flokëve dhe thinja të parakohshme

Rritet numri i ankesave ndaj policëve për keqtrajtim të qytetarëve

Tre persona arrestohen në Babush të Ferizajt, konfiskohen drogë, armë dhe para të gatshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën