TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Grabitën mbi 1 milion euro, ngrihet aktakuzë kundër 6 personave

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Grabitën mbi 1 milion euro, ngrihet aktakuzë kundër 6 personave

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ngritur aktakuzë kundër 6  të pandehurve D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M., për shkak të veprave penale ‘’Grabitja’’, ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’.

Të njëjtit akuzohen se më 18 nëntor 2021 në rrugën Gjilan-Prishtinë kanë grabitur 996,271.24€ dhe 46,780.00 dollar amerikan (USD) në dëm të të dëmtuarve Bankës Pro Credit, me seli në Prishtinë dhe kompanisë “Besa Security”.

“Sipas aktakuzës, me 18 Nëntor 2021, në rrugën regjionale Gjilan-Prishtinë, në fshatin Parallovë, komuna e Novobërdës, të pandehurit D.G., M.L., K.Xh., A.B., V.S. dhe N.M., në bashkëveprim, me dashje dhe me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, kanë grabitur shumën e parave  prej 996,271.24€ dhe 46,780.00 dollar amerikan (USD) në dëm të të dëmtuarve Bankës Pro Credit, me seli në Prishtinë dhe kompanisë “Besa Security”, me seli në Prishtinë, në atë mënyrë që i pandehuri D.G., ka siguruar dhe vënë në qarkullim automjetin e tipit ‘’Volvo’’, ndërsa i pandehuri M.L., si menaxher në Kompaninë “Besa Security’’, ka përgatit automjetin special për transportimin e parave të gatshme, ashtu që i njëjti  pa dijeni të pronarit të kompanisë, këtë automjet e ka dërguar në autoservis pronar i të cilës është i pandehuri  K.Xh., ku aty bashkë me të pandehurin K.Xh., ia vendosin pajisjen elektronike për ç’aktivizim të motorit nga distanca përmes teledirigjimit dhe në ditën kritike të pandehurit A.B., V.S. dhe N.M., automjetin ‘’Volvo’’ e fshehin në fshatin Parallovë, ndërsa me automjet ‘’Zafira’’ i vihen pas në përcjellje automjetit ‘’Fiat’’, i cili kishte grumbulluar paratë nga automatet bankare për t’i dërguar në Bankën Qendrore Pro Credit në Prishtinë, ku me të arritur në fshatin Parallovë, e ndalin me teledirigjim dhe të njëjtit të maskuar dhe të armatosur me armë të gjata, fillimisht gjuajnë me armë, pastaj shoferin dhe tre punëtorë tjerë i nxjerrin jashtë, marrin nga automjeti 10 çanta të mbushura me para, i vendosin në automjetin e tyre dhe shkojnë tek vendi ku e kishin lënë automjetin ‘’Volvo’’, ndërsa automjetin ‘’Zafira’’ e djegin”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se me këto veprime, të njëjtit në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Grabitja’’ nga neni 317 paragrafi 3 dhe nenin 31  të KPRK-së.

“Të pandehurit V.S., A.B. dhe N.M., akuzohen edhe për veprën penale ‘’Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm’’, nga neni 367 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së.

Po ashtu, i pandehuri A.B., akuzohet edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’ nga neni 366 paragrafi 1 i KPRK-së, ndërsa, i pandehuri V.S. edhe për veprën penale ‘’Importi, eksporti, furnizimi, transportimi, prodhimi, këmbimi, ndërmjetësimi ose shitja e paautorizuar e armëve apo materieve plasëse’’, nga neni 364 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 77 të KPRK-së”, wshtw thwnw nw njoftim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Përkujtohet themelimi i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

Përkujtohet themelimi i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

​Këto janë vendimet që i mori sot Bordi i ZRRE-së

​Këto janë vendimet që i mori sot Bordi i ZRRE-së

Tahiri: PDK-ja nuk ka refuzuar asnjë takim me Kurtin, ai ka refuzuar konkretizimin e iniciativës së tij

Tahiri: PDK-ja nuk ka refuzuar asnjë takim me Kurtin, ai ka refuzuar konkretizimin e iniciativës së tij

Zgjedhjet e mundshme e vënë KQZ-në përballë problemeve të pazgjidhura

Zgjedhjet e mundshme e vënë KQZ-në përballë problemeve të pazgjidhura

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Baras në Klinë e Ferizaj pas pjesëve të para

Bayerni stopon interesimin për Asllanin

Bayerni mbetet në garë për Asllanin

Përkujtohet themelimi i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

Përkujtohet themelimi i Akademisë së Parë Ushtarake të UÇK-së

​Këto janë vendimet që i mori sot Bordi i ZRRE-së

​Këto janë vendimet që i mori sot Bordi i ZRRE-së

Vrasja e trefishtë në Mal të Zi – i dyshuari ndalohet për 72 orë

Vrasja e trefishtë në Mal të Zi – i dyshuari ndalohet për 72 orë

Tahiri: PDK-ja nuk ka refuzuar asnjë takim me Kurtin, ai ka refuzuar konkretizimin e iniciativës së tij

Tahiri: PDK-ja nuk ka refuzuar asnjë takim me Kurtin, ai ka refuzuar konkretizimin e iniciativës së tij

Zgjedhjet e mundshme e vënë KQZ-në përballë problemeve të pazgjidhura

Zgjedhjet e mundshme e vënë KQZ-në përballë problemeve të pazgjidhura

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën