Skuadra e Fushë Kosovës ka befasuar Ballkanin në kuadër të xhiros së 25-t të Superligës së Kosovës në futboll.
Të mërkurën, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Fushë Kosova triumfoi me rezultatin 2:0. Për Fushë Kosovën, kjo është fitorja e dytë në pranverë pas asaj ndaj Dritës.
Me këtë triumf, Fushë Kosova ngrihet në kuotën e 19 pikëve por mbetet e parafundit në tabelë.
Të dy golat e fitores për Fushë Kosovën kundër Ballkanit, i shënoi Alden Shkrel. Ai e kaloi në epërsi Fushë Kosovën në minutën e 11-të, përpara se ta vulos rezultatin e takimit në minutën e 53-të.
Përkundër humbjes nga Fushë Kosova, Ballkani mbetet lider i Superligës me 51 pikë të mbledhura. Për Ballkanin, kjo është humbja e dytë në pranverë dhe e katërta në total këtë edicion.