Kryetari Hyseni e njoftoi kryeministrin Kurti me dinamikën e punës gjatë këtyre katër muajve të parë në qeverisje, ku theksoi përkushtimin drejt plotësimit të kërkesave dhe nevojave të qytetarëve të Gjilanit.
Kurse kryeministri Kurti, duke biseduar për rëndësinë e tërheqjes së investimeve nga mërgata e madhe e Gjilanit, shprehu gatishmërinë për bashkëpunim e mbështetje nga qeveria qendrore.
Në takim u bisedua për vendimin e mbledhjes së sotme për projektin “Zhvillimi i ujërave të zeza në Gjilan”, përkatësisht miratimin e nismës për negocimin e Marrëveshjes së Grantit në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për këtë projekt./KP/.