TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Hetemi: Puna e Institutit për Krime Lufte do të zgjasë me dekada

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
​Hetemi: Puna e Institutit për Krime Lufte do të zgjasë me dekada

Në Institutin për Krime Lufte janë dorëzuar tre folderë me dokumente që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës. Të njëjtat dokumentojnë listat e të zhdukurve në Fushë Kosovë e Obiliqit, por ka materiale edhe me emrat e personave të zhdukur të cilët më pas janë gjetur në lokacione të ndryshme në Serbi. Drejtori i Institutit për Krime Lufte, Atdhe Hetemi deklaron se hulumtimi do të marrë kohë me dekada.

Ai flet për bashkëpunimin me institucione, organizata e individë, ku tregon se ka kërkuar nga komunat kopjet e materialeve të deponuara për dëmet ekonomike të krimeve të luftës.

Instituti do të ketë tri departamente, atë të dokumentimit, hulumtimit dhe i shërbimeve të përgjithshme.

Më 17 shkurt është bërë pranim-dorëzimi i parë i materialeve në Institutin për Krime Lufte.

“I kemi tre folderë me dokumente që janë dorëzuar, njëri prej tyre ka materiale që dokumentojnë ftesat që shteti i atëhershëm serb u ka bërë qytetarëve serb që të mobilizohen për pjesëmarrje në luftë në forma të ndryshme. Njëri prej folderëve përbën dokumente që dëshmojnë listat e të të zhdukurve të të dy komunave, asaj të Fushë Kosovës dhe të Obiliqit”, deklaron ai.

Hetemi thotë se janë në kontakte të vazhdueshme me individë e institucione që posedojnë dokumente që dëshmojnë krimet e kryera gjatë luftës.

Sipas tij, të njëjtit kanë shprehur gatishmëri për bashkëpunim me Institutin e Krimeve të Luftës.

Periudha e gjatë prej përfundimit të luftës në Kosovë, Hetemi konsideron se është sfidë në punën e Institutit për hulumtimin e krimeve.

“Në njërën nga problemet kryesore, është gjithashtu fakti që si institut e kemi filluar punën në vitin 2023, respektivisht 2024. Dhe është një periudhë e gjatë kohore në krahasim me vitin kur ka përfunduar lufta në Kosovë. Dhe kjo është një prej problemeve të konsiderueshme”, thotë ai mes tjerash.

Çdo dokument që deponohet pranë Institutit duhet të kalojë procesin e verifikimit, përpunimit dhe më pas arkivimit.

Drejtori i Institutit për Krime Lufte, Atdhe Hetemi u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të bashkëpunojnë për hulumtimin e krimeve të luftës.

“Instituti është i të gjithë neve, instituti është i shtetit të Kosovës. Qëllimi kryesor i institutit është që të shërbejë si pikë grumbullimi për mbledhjen e dëshmive apo materialeve që dokumentojnë krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë. Gjithsecili prej neve ka mundësinë që në formën e vet të kontribuojë për të vërtetën historike, të kontribuojë për vënien në pah apo zbardhjen e krimeve të caktuara, qofshin ato krime kundër njerëzimit, krime ekonomike, krime psiko-sociale, krime ndaj ambientit e kështu me radhë”, përfundon Hetemi për KP.

Instituti për Krime të Luftës është themeluar për herë të parë me ligj të veçantë. Gjatë luftës së fundit në Kosovë janë vrarë mbi 13 mijë civil, janë dhunuar seksualisht mbi 20 mijë gra e burra e ende nuk dihet fati i mbi 1600 personave.

Tags: 17 shkurtAtdhe HetemiInstituti për Krime Lufte
ShareTweet

Postime të ngjashme

IQMT largon nga tregu qindra produkte të pasigurta, përfshirë mbi 900 lodra për fëmijë

IQMT largon nga tregu qindra produkte të pasigurta, përfshirë mbi 900 lodra për fëmijë

Gruda: Ne do ta formojmë Qeverinë, Bedri Hamza do të jetë kryeministër

Gruda: Kurti po e çon vendin drejt zgjedhjeve për arsye dhe inate personale

Brukseli mbledh liderët e rajonit, Bytyçi: Kosova të kërkojë heqjen e masave ndëshkuese

BE pritet të ngrijë fondet për Serbinë për shkak të regresit në reformat evropiane

Prishtina, Struga e Ulqini me marrëveshje bashkëpunimi në turizëm

Protestë në Klinë për vonesat në rrugën kryesore, qytetarët ankohen për dëme në biznese

Protestë në Klinë për vonesat në rrugën kryesore, qytetarët ankohen për dëme në biznese

Kërkesa e PDK-së për ftesë zyrtare, Kusari-Lila: Mund të formalizohet edhe me shkrim

Kërkesa e PDK-së për ftesë zyrtare, Kusari-Lila: Mund të formalizohet edhe me shkrim

Paralajmërohet zbritja e çmimit të naftës

Këto janë çmimet e derivateve për ditën e sotme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën