TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Llapi fiton dhe bëhet lider, fiton edhe Drita

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Llapi fiton dhe bëhet lider, fiton edhe Drita

Skuadra e Llapit ka marrë përkohësisht pozitën e parë në Superligën e Kosovës në futboll.

Llapi, të shtunën e mposhti me rezultatin e ngushtë skuadrën e Gjilanit në kuadër të xhiros së 24-të.

Në duelin e luajtur në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë, rezultati ishte 2:1 në favor të ekipit llapjan.

Me këtë fitore, Llapi është lider në Superligë me 50 pikë të mbledhura, dy më shumë se Ballkani që ka një ndeshje më pak të luajtur. Sulmuesi Ahmed Januzi në minutën e 45-të shënoi me kokë për ta kaluar Llapin në epërsi (1:0), rezultat me të cilin përfundoi pjesa e parë.

Gjilani barazoi shifrat në minutën e 71-të me anë të Senad Jaroviqit, që ishte i saktë nga penalltia.

Megjithatë, Llapi në minutën e 90-të e siguroi fitoren me golin e realizuar nga Muhamet Hyseni. Hyseni shënoi nga penalltia, e cila shkaktoi polemika të mëdha dhe u konfirmua edhe nga sistemi VAR. Në fakt, portieri i Gjilanit, Aridon Bllaca priti gjuajtjen e parë të Hysenit nga pika e bardhë por penalltia u përsërit dhe sulmuesi i Llapit shënoi golin e tij të 18-të këtë edicion.

Fitore të ngushtë të shtunën ka shënuar edhe skuadra e Dritës, e cila në stëpi mposhti Prishtinën me rezultatin 1:0. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi sulmuesi Blerim Krasniqi me kokë në minutën e 61-të. Me këtë fitore, Drita ka tubuar 45 pikë dhe mbetet e treta në tabelë.

Ndërkohë, dueli i luajtur në Klinë mes Dukagjinit dhe Fushë Kosovës ka përfunduar pa gola. Me këtë barazim, Fushë Kosova ka tubuar 16 pikë dhe mbetet e parafundit në tabelë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Arsim Abazi nuk është më trajner i Dinamos nga Ferizaj

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Malisheva zyrtarizon Sokolin në postin e trajnerit

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

Prishtina e Dukagjini barazojnë në “Fadil Vokrri”

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Rahoveci – Kastrioti, derbi i gjysmëfinaleve të Kupës

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Jeton Mehmeti emërohet zëvendësministër në MINT

Haxhiu: Do ta nderoj këtë besim me punë, transparencë dhe përkushtim

Haxhiu kujton masakrat e Studenicës dhe Llashticës: Kujtesë e dhimbjes dhe sakrificës për lirinë e Kosovës

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

Nis Samiti i IV i Diasporës në Tiranë

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

27 vjet nga masakra në Doganaj, kujtohen dëshmorët e martirët

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Misini: Fajtori kryesor për mosheqjen e akcizës është Kurti

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

Pas 16 vitesh bie Orban, analistët thonë se pritet ndikimi më i madh në Serbi

OVL-UÇK të hënën mban konferencë për media

Peticioni për krerët e UÇK-së arrin 100 mijë nënshkrime, OVL kritikon institucionet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën