TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Muriqi paralajmëron Barcelonën, flet edhe për Kombëtaren e Kosovës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Muriqi ia siguron fitoren Mallorcas

Kur ishte vetëm katër vjeç, Vedat Muriqi pa luftën që i trokiste në pragun e shtëpisë. Ai ishte dëshmitar i tragjedive që askush nuk duhej ti përjetonte, aq më pak një fëmijë. Kjo periudhë vuajtjeje, sado e hershme që ishte në jetën e tij, e forcoi karakterin e tij përgjithmonë. Kështu, e nis rrëfimin ESPN në gjuhën spanjolle për sulmuesin e Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi.

“Një kafe që e pi, një copë bukë që e ha, gjithmonë falënderoj Zotin. Sepse e di se çfarë kam kaluar dhe nëse ka diçka pozitive nga lufta që kam jetuar, është kjo”, thotë sulmuesi i Mallorcas. “Kemi kaluar kohë shumë të vështira. Në ditët e sotme i vlerësoj gjërat e vogla, vlerësoj shumë atë që vlerësohet pak, por asnjë qenie njerëzore nuk duhet të përjetojë luftën”.

Muriqi ka 29 vjeç dhe ka kontratë me klubin nga La Liga deri në verën e vitit 2027, ndërsa pjesë e Mallorcas është prej vitit 2022 dhe është përshtatur plotësisht.

“Unë dhe familja ime jemi shumë të lumtur këtu”, thotë Muriqi.

Sonte, në ndeshjen hapëse të xhiros së 28-t të La Ligas, Mallorca e vitin skuadrën e Barcelonës. Më datën 6 prill, Mallorca do të luaj finalen e Kupës së Spanjës kundër Athletic Bilbaos, por fillimisht ekipi duhet ta siguroj qetësinë dhe distancën nga zona e rënies nga La Liga.

“Duhet të marrim pikë dhe të qëndrojmë në La Liga, siç kemi bërë në dy vitet e fundit”, pranon Muriqi.

Luajtja në La Liga dhe Kupën e Spanjës, ka qenë e vështirë për skuadrën e Mallorcas. Vetë Muriqi e pranon se në ekip ka shumë lojtarë të lodhur, përveç tij.

“Unë kam qenë i lënduar për një kohë të gjatë”, thotë Muriqi, që ka numër më të vogël në golave në krahasim me edicionin e kaluar. Këtë edicion, ai ka pesë gola në La Liga por sërish mbetet lider i Mallorcas. Po ashtu, Muriqi ka paralajmëruar Barcelonën para duelit të mbrëmjes.

“Në do të shkojmë në Barcelonë për të arritur diçka, jo vetëm për të luajtur dhe për të humbur”, insiston Muriqi.

Një synim, Muriqi e ruan edhe për Kombëtaren e Kosovës. Muriqi thotë se të luash për Kosovën është diçka që shkon përtej çështjeve sportive.

“Nuk ka fjalë. Unë kisha mundësinë të luaja për Shqipërinë apo Turqinë, por kur më thirrën nga Kosova tashmë kisha vendosur. Sa herë që luaj me fanellën e kombëtares time, më duket sikur po ndihmoj vendin tim. Tani të gjithë e di se sa shumë vuajmë, dhe si futbollist, mënyra se si mund ta ndihmoj vendin tim është duke luajtur mirë, duke fituar ndeshje dhe duke i bërë të lumtur njerëzit tanë. Unë do të luaj për vendin tim derisa ata të më duan dhe derisa të mos eci më”, insiston Muriqi.

Trajneri Javier Aguirre, është bërë një personazh i rëndësishëm në jetën e Muriqit te Mallorca. Kosovari mbërriti dy muaj para meksikanit në vitin 2002 dhe që atëherë ka mësuar shumë prej tij.

“Ai di të planifikojë ndeshjet, ai e di që çdo ndeshje ka historinë e saj dhe me këtë në mendje ai përcakton formacionet e tij. Përvoja e tij na ndihmon shumë. Çdo ditë mësojmë diçka të re nga ajo që ka përjetuar në karrierën e tij si trajner. Vetëm një herë në karrierë në futboll mund të punosh me një trajner të tillë, me mbi 30, 40 vite në futboll. Kjo është arsyeja pse ne duhet të përfitojmë nga ai”, tha Muriqi.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muriqi, nëntë gola larg rekordit të kamerunasit Eto’o

Fantastike: Vedat Muriqi, lojtari më i mirë i muajit në La Liga

Rei Manaj largohet përfundimisht nga Sharjah FC, pritet rikthimi te Sivaspori

Rei Manaj largohet përfundimisht nga Sharjah FC, pritet rikthimi te Sivaspori

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Granit Xhaka do të mungoj së paku tri javë te Sunderlandi

Fermin Lopez e vazhdon kontratën me Barçën, 1 miliardë euro klauzola e lirimit

Fermin Lopez e vazhdon kontratën me Barçën, 1 miliardë euro klauzola e lirimit

Kuvendi i LDK-së me dyer të mbyllura vazhdon debatin para votimit për dorëheqjen e Abdixhikut

Kuvendi i LDK-së me dyer të mbyllura vazhdon debatin para votimit për dorëheqjen e Abdixhikut

Kurti: Sakrifica e Zahir Pajazitit i dha hov luftës çlirimtare

Kurti: Sakrifica e Zahir Pajazitit i dha hov luftës çlirimtare

Studimi 30-vjeçar zbulon çelësin e jetëgjatësisë

Studimi 30-vjeçar zbulon çelësin e jetëgjatësisë

Kuvendi i Kosovës: Zahir Pajaziti ishte ndër ideatorët dhe organizatorët e parë të UÇK-së

Kuvendi i Kosovës: Zahir Pajaziti ishte ndër ideatorët dhe organizatorët e parë të UÇK-së

Njësitë e KFOR-it dhe K9 zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kosovë

Njësitë e KFOR-it dhe K9 zhvillojnë trajnim të përbashkët në Kosovë

Kuvendi i LDK-së mbyll dyert: 355 delegatë do të vendosin për të ardhmen e Abdixhikut si lider

Kuvendi i LDK-së mbyll dyert: 355 delegatë do të vendosin për të ardhmen e Abdixhikut si lider

Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Abdixhiku zyrtarisht ofron dorëheqjen e tij para Kuvendit të LDK-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën