Në Kuvend u miratua në parim Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës.
Kryekuvendari, Glauk Konjfuca, njoftoi se kjo pikë e rendit të ditës ka marrë 61 vota, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim.
Partia Socialdemokrate (PSD) sot ka mbajtur një aksion para objektit të Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar këtë pikë të rendit të ditës./teve1.info/.