TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Politikani serb: Vuçiq nuk do t’i zbatojë marrëveshjet

Në vizitën e fundit në Kosovë, emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak tha që marrëveshja bazë që u arrit në Bruksel ani pse nuk është nënshkruar është ligjërisht e obligueshme për të dy palët. Por, politikani serb, Çedomir Stojkoviq thotë se presidenti serb nuk do t’i zbatojë marrëveshjet. Skeptik për rezultate në dialog është edhe analisti politik spanjoll, Alejandro Esteso Perez.

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A

Takimet në kryeqendrën evropiane janë të rralla, po të shpeshta janë vizitat e emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak në Prishtinë.

Por, sllovaku në vizitën e tij të fundit në kryeqytetin kosovar tha që po punon për një takim të ri në nivel të kryenegociatorëve në Bruksel.

Pavarësisht përpjekjeve nga unioni evropian, skeptik për të ardhmen e këtij procesi po shprehet njohësi i politikave evropiane, Alejandro Esteso Perez.

Sipas tij arsyeja pse nuk po ka rezultate konkrete në dialog ka të bëjë më faktin se BE nuk po i trajton palët si të barabarta.

“Po bëhet gjithnjë e më e vështirë për t’i bindur palët që ta vazhdojnë dialogun në Bruksel. Mund të them se lë për të dëshiruar mënyra se si po e ndërmjetëson BE-ja këtë proces. Në njërën anë e kemi palën më të dobët Kosovën e cila është sanksionuar për tensionet në veri edhe pse nuk ishte vetëm ajo përgjegjëse. Për më tepër, institucionet evropiane nuk kanë bërë mjaftueshëm që të kërkojnë nga Serbia investigim të plotë për ngjarjen tragjike në Banjska dhe që sulmuesit të sillen para institucioneve drejtësisë. Në njëfarë mënyrë Serbia po duket se po e kalon këtë periudhë pa ndonjë ndëshkim” , thotë Perez.

Ndërkaq, politikani serb, Çedomir Stojkoviq, shprehet i bindur se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nuk do të bëjë asnjë hap përpara për zbatimin e marrëveshjeve.
Stojkoviq thotë se BE ka gabuar rëndë kur e ka lejuar Serbinë që të mos e nënshkruaj marrëveshjen e Ohrit.

“Nuk jam optimist për të ardhmen e procesit të dialogut derisa në pushtet në Serbi është Aleksandar Vuçiq. Ai para disa ditësh tha se në asnjë formë nuk do të dorëzohet para presioneve ndërkombëtare. Megjithatë këtu fajin e ka edhe Bashkimi Evropian, që e ka lejuar Serbinë ta pranoj marrëveshjen pa e nënshkruar atë. Përveç kësaj unë i kam edhe rezervat e mija për mënyrën se si e ka ndërmjetësuar këtë proces emisari special, Miroslav Lajçak. Ai ka dështuar të mbaj një rol neutral mes palëve dhe mos të harrojmë faktin që ai vjen nga një vend që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës” , thotë ai për Tëvë 1

Sipas emisarit evropian, Miroslav Lajçak, Marrëveshja Bazë që u arrit në Bruksel shkurtin e kaluar, dhe më pas në mars në Ohër u arrit pajtimi për Aneksin e saj, është ligjërisht e obligueshme, pavarësisht se palët nuk e kanë nënshkruar atë.

Tags: dialoguzbatimi i marreveshjes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Të “pakapshmit” e shtetit

Dyshime për manipulim të votave, disa komisionerë po intervistohen në Viti

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

BE shpreh “shqetësim serioz” për mosmiratimin e përbërjes së Listës Serbe nga KQZ-ja

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i kërkuari nga Policia, kanosi policët gjatë dërgimit në stacion

Të “pakapshmit” e shtetit

Dyshime për manipulim të votave, disa komisionerë po intervistohen në Viti

Meriton Korenica në ekipin ideal të javës në Rumani

Meriton Korenica në ekipin ideal të javës në Rumani

KQZ: 88% e fletëvotimeve për diasporën janë dorëzuar

BE shpreh “shqetësim serioz” për mosmiratimin e përbërjes së Listës Serbe nga KQZ-ja

Golden Eagle Ylli prezanton një tjetër basketbollist me përvojë nga NBA

Golden Eagle Ylli prezanton një tjetër basketbollist me përvojë nga NBA

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Sekuestrohen armë zjarri dhe municion në pikëkalimin kufitar Qafë Prush

Sergio Ramos, i gjithanshëm, derisa po e blen Sevillan, ai mund të kthehet në fushë për të ndihmuar klubin

Sergio Ramos, i gjithanshëm, derisa po e blen Sevillan, ai mund të kthehet në fushë për të ndihmuar klubin

Tentoi të ikte, policia arreston të kërkuarin pas 2 km ndjekjeje në këmbë

Arrestohet i kërkuari nga Policia, kanosi policët gjatë dërgimit në stacion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën