TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Shtëpia e Bardhë: Ukraina s’ka kërkuar kurrë trupa perëndimore

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Shtëpia e Bardhë i përgjigjet Putinit që aktivizoi forcat e parandalimit bërthamor

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, kurrë nuk ka kërkuar që trupat perëndimore të luftojnë në pushtimin rus të Ukrainës, tha Shtëpia e Bardhë, pasi presidenti i Francës, Emmanuel Macron, përsëriti se nuk duhet të përjashtohet kjo ide.

“Presidenti Zelensky nuk po e kërkon këtë, ai vetëm po kërkon pajisje dhe aftësi. Ai kurrë nuk ka kërkuar që trupa të huaja të luftojnë për shtetin e tij”, tha për gazetarët zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare, John Kirby.

Macron më herët gjatë 5 marsit tha se “qëndroj plotësisht prapa” deklaratave të bëra javën e kaluar, kur ai tha se nuk duhet përjashtohet mundësia e dërgimit të trupave perëndimore në Ukrainë, deklarata që shkaktuan tronditje në mbarë Evropën.

“Sigurisht, ne po i afrohemi momentit për Evropën në të cilin do të jetë e nevojshme që të mos jemi frikacakë”, tha Macron gjatë vizitës në Republikën Çeke. “Dhe besoj se dy shtetet tona janë të vetëdijshme për atë që po ndodh në Evropë, që lufta është kthyer në tokën tonë”.

Ai shtoi se kërcënimi është bërë i pandalshëm dhe po përhapet “çdo ditë” në shtetet evropiane”.

“A është apo nuk është kjo lufta jonë? A mund të mbyllim sytë dhe t’i lëmë gjërat të rrjedhin?”, pyeti Macron. “Nuk mendoj, prandaj bëra thirrje për një rritje strategjike dhe plotësisht qëndroj pas asaj”, shtoi presidenti francez, raporton REL.

Shefi i Shërbimit të Inteligjencës së Jashtme të Rusisë, Sergei Naryshkin, citohet të ketë thënë për mediat ruse se deklaratat e Macronit shfaqin papërgjegjshmërinë e udhëheqësve evropianë dhe se ata po e çojnë botën në prag të një lufte bërthamore.

Shumica e aleatëve evropianë kanë deklaruar se nuk do të dërgojnë trupa në Ukrainë pasi Macron deklaroi më 26 shkurt se nuk duhet përjashtuar mundësia që trupat perëndimore të dërgohen në Ukrainë.

Zyrtarët francezë kanë tentuar të sqarojnë deklaratat e Macronit dhe të minimizojnë kritikat, përderisa kanë insistuar se ka nevojë të dërgohet një mesazh i qartë te Rusia se nuk mund të fitojë në Ukrainë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Emiratet raportojnë për sulm iranian pas përplasjes detare SHBA-Iran

Irani paralajmëron kundër çdo kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit pa autorizim

OKB bën thirrje për mbështetje të shpejtë ndërkombëtare pas tërmeteve në Venezuelë

OKB bën thirrje për mbështetje të shpejtë ndërkombëtare pas tërmeteve në Venezuelë

Venezuela shpall gjendje të jashtëzakonshme, të paktën 32 të vdekur e mbi 700 të lënduar nga tërmetet

Venezuela shpall gjendje të jashtëzakonshme, të paktën 32 të vdekur e mbi 700 të lënduar nga tërmetet

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

Krim në Kavajë, konflikti mes dy vëllezërve përfundon me vrasje

Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Haxhiu: Serbia mban përgjegjësi për hapjen e arkivave dhe zbardhjen e fatit të personave të pagjetur

Sot nis dezinsektimi i hapësirave në kryeqytet

​Prishtina nis fazën e tretë të dezinsektimit, ja kur do të spërkaten zonat e kryeqytetit

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen

Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen

KQZ: Kontrolloni vendvotimin, mos harroni letërnjoftimin

Kur do të shpallen rezultatet përfundimtare? KQZ jep sqarimet e fundit

BE sinjalizon heqjen e masave ndaj Kosovës, por pa afat të qartë

BE: Drejtësia për viktimat dhe përgjegjësia për autorët e krimeve s’janë çështje opsionale

Emiratet raportojnë për sulm iranian pas përplasjes detare SHBA-Iran

Irani paralajmëron kundër çdo kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit pa autorizim

OKB bën thirrje për mbështetje të shpejtë ndërkombëtare pas tërmeteve në Venezuelë

OKB bën thirrje për mbështetje të shpejtë ndërkombëtare pas tërmeteve në Venezuelë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën