Policia e Kosovës ka arrestuar një femër në Prishtinë, shkruan teve1.info.
Sipas Policisë e njëjta u arrestua pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e saj është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë.
“Rruga B, Prishtinë 05.03.2024 – 06:45. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e saj është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë. Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./teve1.info./