TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Haradinaj: Epopeja e UÇK-së, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Haradinaj: Epopeja e UÇK-së, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë sot homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, në 26-vjetorin e Epopesë së UÇK-së.

Ai tha se shtëpia e Jasharajve u bë një simbol i luftës për liri, një fortifikim i vendosur kundër shtypjes dhe okupimit.

“Në rrëfimin e një prej kapitujve më të lavdishëm të historisë sonë kombëtare, emri i Komandantit legjendar Adem Jashari dhe familjes Jashari ngrihet si një simbol i pashembullt i rezistencës dhe heroizmit. Sot në vendin e shenjtë, në Prekaz, nderuam ata me të cilët na bashkuan idealet, e trashëgimia e të cilëve vazhdon të na mbajë të bashkuar dhe të fortë.

Shtëpia e Jasharajve u bë një simbol i luftës për liri, një fortifikim i vendosur kundër shtypjes dhe okupimit. Nëpërmjet guximit dhe vendosmërisë së tyre, ata u bënë një shembull për gjithë kombin tonë, duke treguar se edhe nën shtypjen më të rëndë, rezistenca është e mundur dhe se fitorja ndaj armikut është e arritshme. Familja heroike Jashari, udhëhequr nga Komandanti legjendar Adem Jashari, nuk u përul para shtypjes dhe okupimit, por zgjodhën të qëndronin drejt për lirinë e tyre dhe të gjithë kombit”, ka shkruar ai.

Tutje, Haradinaj ka thënë se sakrifica e tyre nuk mund të shihej si një ngjarje e vetme, por si një ngjarje që ndryshoi rrjedhën e historisë.

“Akti i tyre heroik përforcoi vendosmërinë dhe rezistencën e popullit të Kosovës në rrugën drejt lirisë së plotë. Për secilin prej nesh, Epopeja e UÇK-së na e sjellë në vëmendje rëndësinë e lirisë që e gëzojmë. Epopeja e UÇK-së vazhdon të jetë një moment lavdie, frymëzim për të ardhmen tonë si shtet i lirë dhe i pavarur, i integruar në BE dhe NATO, dhe në një marrëdhënie të ngushtë me ShBA-në. Lavdi familjes emblematike Jashari, lavdi të rënëve për liri!”, ka thënë ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

Hapat që ndërmerren për apelimin e një vendimi të Speciales

Tahiri: Simiqi në votimin e kaluar u quajt terrorist, por sot në pako u votua

Tahiri: Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së është vendim politik e jo akt drejtësie

Vazhdon protesta para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rriten tensionet e përdoren mjete piroteknike

Vazhdon protesta para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, rriten tensionet e përdoren mjete piroteknike

Ambasadori gjerman: Aktgjykimi i Hagës s’i përjashton aktorët jugosllavë nga përgjegjësia për krimet në Kosovë

Policia e Kosovës lejoi dy protestues që të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të Qeverisë

Policia e Kosovës lejoi dy protestues që të vendosin flamurin kombëtar në hyrje të Qeverisë

Nasim Haradinaj: Të mbahet mbledhja e Kuvendit pas aktgjykimit në Hagë

Nasim Haradinaj: Të mbahet mbledhja e Kuvendit pas aktgjykimit në Hagë

Franca mbështet Specialen dhe rikonfirmon përkrahjen për pavarësinë e Kosovës

Franca mbështet Specialen dhe rikonfirmon përkrahjen për pavarësinë e Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën