Shërbimi i sigurisë i Ukrainës ndau gjithashtu në Twitter arrestimin e Medvedchuk, aleatit më të afërt të Putin-it në Ukrainë, i cili ka qenë i fshehur që kur u arratis nga arresti shtëpiak në fillim të pushtimit.
Shërbimi ukrainas i sigurisë njoftoi se kishte arrestuar Medvedchuk në një operacion special “të rrezikshëm”, raporton Sky News.
Një politikan ukrainas që thotë se presidenti rus Vladimir Putin është kumbari i vajzës së tij është subjekt i një rasti tradhtie. Medvedchuk mohon çdo keqbërje.
Medvedchuk është udhëheqësi i Platformës Opozitare për Jetën, partia më e madhe opozitare në Ukrainë. Në mars, partia ishte një nga disa të pezulluara nga Zelensky për lidhje me Rusinë./KP