TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

SHBA dhe BE mbështesin Prokurorinë

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
SHBA dhe BE mbështesin Prokurorinë

Vitin e kaluar janë pranuar mbi 52 mijë raste dhe është konfiskuar pasuri mbi 111 milionë euro. Kështu u bë e ditur në konferencën vjetore të prokurorit të shtetit. Aty morën pjesë ushtrues detyre kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi, ambasadori i SHBA-se, Jeffrey Hovenier, shefi i zyrës së BE-së, Tomas Szunyog dhe prokurorë e figura tjera të drejtësisë në Kosovë.

Përgatitjet janë bërë e gjithçka është gati.

Kjo pasi po mbahej konferenca vjetore e prokurorit të shtetit.

Në këtë ngjarje me rëndësi për drejtësinë morën pjesë prokurorë nga gjithë vendi, ambasadorë të akredituar në Kosovë, e figura tjetra politike.

Konferencën e hapi ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit, Besim Kelmendi.

Ai tha se vetëm vitin e kaluar kanë pranuar mbi 52 mijë raste dhe është konfiskuar pasuri mbi 111 milionë euro.

Mbështetje të plotë Prokurorisë së Shtetit i dha Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffery M. Hovenier i cili kërkoj që prokurorët të ruajnë pavarësinë e tyre.

Po ashtu në fjalën e tij, ambasadori ka bërë thirrje që Këshilli Prokurorial i Kosovës të sigurojë një proces të drejtë, transparent dhe meritor për përzgjedhjen e kryeprokurorit të ardhshëm të shtetit.

“Jam impresionuar me atë që kam parë me vendosmërinë tuaj dhe punën tuaj. Keni treguar përkushtim të madh. E di se puna e një prokurori nuk është e lehtë. Edhe pse mund të shiheni si figura të fuqishme është e pritshme që të kritikoheni me punën tuaj. Jam i bindur se është frustruese e ofenduese që të merrni kritika nga qytetarët e udhëheqësit e vendit. Dëshiroj të theksoj se durimi i këtyre kritikave që të mos ju pengojnë për të kryer punën tuaj është i rëndësishëm, duhet ta kryeni punën tuaj me profesionalizëm dhe pa ndikim”, deklaroi ambasadori amerikan, Jeff Hovenier.

Sikurse ambasadori amerikan, edhe ai i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog i dha mbështetje prokurorëve derisa ka theksuar se duhet të ndalohen kritikat e pushtetit ndaj tyre.

“Pavarësia e prokurorisë është e panegociueshme, duke garantuar që vendimet të bazohen vetëm në ligj dhe në themelet e rastit, pa asnjë ndikim apo ndërhyrje, qoftë të jashtme apo të brendshme. Kohët e fundit, për fat të keq, kam vërejtur deklarata të qeverisë në media që sulmojnë prokurorët dhe gjyqtarët. Unë e kam kritikuar publikisht këtë, duke nënvizuar rëndësinë themelore të pavarësisë së prokurorisë dhe gjykatave. Sulmet që tentojnë të ushtrojnë ndikim të padrejtë, apo minojnë autoritetin e institucioneve janë të papranueshme dhe duhet të largohen”, deklaroi ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog.

Tutje ambasadori theksoi se luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit, është çështje që kërkon vëmendje, ndërsa shtoi se BE-ja do t’i mbështesë në sfidat e reja që mund të përballen.
Ndër të tjera në këtë konferencë iu dha rasti që edhe prokurorëve tjerë të bëjnë prezantime për punën që është bërë gjatë vitit 2023.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Kurti: Ne nuk kemi pasur nevojë për një fitore tjetër, por opozita ka nevojë për një humbje

Si shkojnë informacionet policore të Kosovës në Serbi?

Gjendet në Deçan personi i raportuar i zhdukur në Leposaviç

Zëdhënësi i KQZ-së: Të dhënat e regjistrimit të popullsisë dhe të listës votuese nuk mund të barazohen

Serbia sërish tenton të ndërhyjë në zgjedhjet në Kosovë, kërkon vota për Listën Serbe

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK përkujton 17 majin në Kompleksin Memorial të Jabllanicës: Nderim për të rënët

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Ballkani fiton me përmbysje ndaj Prishtinës së Re, e dërgon në Ligën e Parë

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Kurti: Gjatë katër viteve synojmë të ndërtojmë 14 parqe industriale

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Studiuesit gjejnë në Romë dorëshkrimin me poemën më të vjetër angleze

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Ferizaj barazon me Prishtinën dhe bie nga Superliga

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Malisheva “e fortë” për Drenicën, siguron Evropën

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Dukagjini mposht Dritën në Klinë

Llapi triumfon në udhëtim ndaj Gjilanit

Llapi triumfon në udhëtim ndaj Gjilanit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën