TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama kërkon bashkëpunim duke e lënë pas çdo konflikt

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Rama në samitin e BE-së: Një hap i madh për tu afruar më shumë me Bashkimin Evropian

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka hapur punimet e samitit BE-Ballkani Perëndimor. Rama ka folur për rrugë dhe frymë të reja bashkëpunimi mes shteteve të rajonit, ndërsa bëri thirrje për të lënë pas çdo konflikt.

Rama u ka bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të lënë pas çështjet komplekse mes tyre dhe të fokusohen te puna për transformimin e rajonit. Rama është shprehur se çështjet dypalëshe duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut, duke iu referuar tensioneve mes Kosovës e Serbisë.

“Është e qartë që mundësia e re që përfaqëson plani jashtë kornizës, na sfidon në gatishmërinë për fatin e përbashkët evropian. Mundësitë mund të merren apo humben. Duhet të angazhohemi pa kufizime. Unë e pranoj se ndryshe nga Shqipëria disa vende në rajon janë në situatë komplekse për njëri-tjetrin. Disa nga vendet e rajonit përballen me çështje komplekse mes tyre, por ti lëmë pas këto për një punë bashkëpunuese e jetike që kemi para me synim për transformimin e rajonit. Çështjet dypalëshe mbeten, por duhen zgjidhur përmes bashkëpunimit e dialogut dypalësh e jo të ndërhyjnë në këtë ushtrim të ri shumëpalësh. 10 vite me parë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor u takuan në zyrën e Kancelarit në Berlin për të kapur të ardhme. Bashkëpunimi është një kriter për të vlerësuar pjekurinë tonë përmes planit të ri të rritjes”, ka theksuar Rama.

Rama ka deklaruar se mes vendeve të rajonit duhet të vendoset gjithmonë paqja, pasi në të kundërtën rrezikojnë BE.

“Në planin e rritjes në fuqi, domosdoshmëria është e qartë, ose do të marrin masat e nevojshme që të ecim përkrah njëri tjetrit ose të dështojmë. T’u japim qytetarëve tanë rrugën drejt BE. Ekonomitë tona nuk mund të lulëzojnë duke penguar lëvizjen ekonomike të njëra-tjetrës. Ose bëjmë paqe për të punuar për begatinë tonë, ose kjo mungesë do na bëjë që të humbasim paqen. Më vete jemi të gjithë të vegjël. Së bashku mbartim rëndësi. Si mund të bëhemi më të lirë dhe më të mëdhenj nëse kamionët tanë duhet të presin ende 26 orë në ditë. Si mund të heqim këto barriera? A mos jemi dembelë? Të çmendur? Budallenj, apo çfarë jemi? A nuk është ende e qartë për secilin prej nesh se nuk ka rrugë të shkurtër për në BE”, ka deklaruar Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sot afati i fundit për Iranin, mund të “eliminohet brenda një nate”

Sot afati i fundit për Iranin, mund të “eliminohet brenda një nate”

87 vite nga pushtimi fashist i Shqipërisë nga Italia

87 vite nga pushtimi fashist i Shqipërisë nga Italia

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Sulmet izraelite vrasin të paktën 12 palestinezë në Gaza, mes shkeljeve të reja të armëpushimit

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Trump thotë se iranianët “duan të dëgjojnë bomba sepse duan të jenë të lirë”

Arrestohen katër persona në Leposaviq për rrahjen e një tjetri

Rrahje në Obiliq, arrestohen pesë persona

Sot afati i fundit për Iranin, mund të “eliminohet brenda një nate”

Sot afati i fundit për Iranin, mund të “eliminohet brenda një nate”

LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë

LDK dorëzon sot në Polici dëshmitë për njehsorët elektrikë

Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

Botohet romani dokumentar në përkujtim të viktimave të Poklekut të Vjetër

87 vite nga pushtimi fashist i Shqipërisë nga Italia

87 vite nga pushtimi fashist i Shqipërisë nga Italia

Moti sot

Moti sot

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Sot Dita Botërore e Shëndetësisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën