Në rrethana të panjohura, është përfshirë nga zjarri një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë.
Rasti është raportuar në Skenderaj, teksa bëhet e ditur se vlera e dëmit është rreth 20.000 euro.
“Fsh. Liqenë, Skenderaj 28.02.2024 – 11:30. Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se në rrethana të panjohura nga zjarri i është përfshirë një sipërfaqe toke e mbjellë me fidanë-pemë. Zjarrfikësit kanë lokalizuar zjarrin. Sipas ankuesit, vlerë e dëmit është rreth 20.000. Rasti në procedurë hetimore”, raporti i plotë i Policisë./teve1.info/.