Kryetari i AAK, Ramush Haradinaj, ka kujtuar të rënët në Likoshan e Qirez 26 vite më parë.
Ai ka thënë se flijimi i tyre është frymëzim për brezat që vijnë, për ta ruajtur lirinë me çdo çmim.
“26 vjet më parë, nisi një kapitull i ri i luftës sonë për çlirim. Ajo ditë historike u shënua në Likoshan e Qirez, me emrat e Heronjve Beqir e Rexhep Rexhepi, Naser e Muhamet Gjeli dhe shumë Martirëve. Nderim përjetë të gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!”, ka shkruar Hardinaj në Facebook./teve1.info