TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Hasani pas kërcënimeve për vrasjen e Martyt: Skandal i rëndë, Kosova të bëjë padi penale ndaj Serbisë

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Hasani pas kërcënimeve për vrasjen e Martyt: Skandal i rëndë, Kosova të bëjë padi penale ndaj Serbisë

I ftuar në “Ditari” në Tëvë 1, Hasani theksoi se vrasja nga një grup kriminal i Martyt është tregues që Serbia është e implikuar drejtpërdrejt në të gjitha pjesët për zhdukjen e tij.

“Tani Dick Marty e ka thënë pikërisht vetë me gojën e vet, përmes televizionit zviceran, një shteti demokratik, që Serbia dhe shteti serb përmes agjencionit të intelegjencës BIA apo UDB përpara siç e njohim ne, ajo ka tentuar që ta vret përmes organizimit të grupeve kriminale të implikuara që i ka pasur dhe i ka Serbia në vazhdimësi për vite e vite që e ka marrë dhe ka bë atentat të ndryshme ndaj shqiptarëve në disasporë apo dhe të tjerëve..Tregues që shteti serb është i implikuar drejtpërdrejt në të gjitha agnazhimet për zhdukjen e Dick Martyt dhe t’i lihet faji pikërisht shqiptarëve në Zvicër, duke pretenduar se arrestimi i Hashim Thaçit në vitin 2020 të lidhet drejtpërdrejt me reaksionet ose reagimet që dëmtohet ose të vritet Dick Marty dhe t’i ngarkohet shqiptarëve si mundësi e vrasjes kinse Hashim Thaçi është në burgun e Hagës”, tha Hasani.

Ish-deputeti i Kosovës tha se kjo është njëra ndër skandalet më të rënda që ka mundur t’i ndodh shqiptarëve dhe Kosovës në këtë rast.

Sipas tij, pretendimet që të vritet Marty dhe faji t’i lihet shqiptarëve është kërkesë e Serbisë për ta zhbërë Kosovën përmes Rusisë.

“Në këtë rast, pretendimet që të vritet Dick Marty dhe të akuzohen shqiptarët është pikërisht kërkesa e Serbisë për ta zhbërë shtetin e Kosovës përmes Rrusisë dhe përmes miqëve të saj që i ka”, shtoi Hasani.

Tutje, Hasani tregoi edhe hapat që duhet të marrë Kosova lidhur me këtë çështje.

“Shteti i Kosovës me deklarata, nuk zgjidhen këto probleme. Shteti i Kosovës duhet të angazhojë avokatë, të bëjë padi penale ndaj Serbisë dhe për vrasjen e Dick Martyt duhet t’i drejtohet Bashkimit Evropian, SHBA-së dhe diplomacisë botërore. Pikërisht për këto pretendime dhe këtë atentat, që njëherit është kundër Kosovës. Sepse në Gjykatën e Hagës nuk dënohet Hashim Thaçi si individ, as Jakup Krasniqi, as Kadri Veseli as Rexhep Selimi. Gjykatën e Hagës dënohet UÇK dhe atje është shteti i Kosovës”, shtoi Hasani. /Teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

Hamza: Vendimi i Hagës është i padrejtë, PDK do të ndërmarrë veprime konkrete

OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Gruaja e Jakup Krasniqit: I kërkoj të gjithë shqiptarëve të bashkohen dhe ta refuzojnë këtë gjykatë

Konfirmohet orari i dueleve të Superligës

Konfirmohet orari i dueleve të Superligës

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

Foda flet për tërheqjen e Rrahmanit

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

Publikohet lista, Irlanda vjen në Prishtinë me 26 lojtarë për ballafaqimin me Kosovën

Publikohet lista, Irlanda vjen në Prishtinë me 26 lojtarë për ballafaqimin me Kosovën

Detaje të reja për listën e Shqipërisë

Detaje të reja për listën e Shqipërisë

Trump pretendon se lideri i ri suprem i Iranit është i përfshirë në negociatat për t’i dhënë fund luftës

Trump thotë se bërja e Kanadasë “anëtare të asociuar” të BE-së mund të jetë “akt armiqësor”

Liga e Parë me duele interesante në xhiron e gjashtë

Liga e Parë me duele interesante në xhiron e gjashtë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën