TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bytyqi: Nëse Qeveria do të bashkëpunonte me ShBA-në, çështja e dinarit do të zgjidhej më lehtë

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Bytyqi: Nëse Qeveria do të bashkëpunonte me ShBA-në, çështja e dinarit do të zgjidhej më lehtë

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, tha se çështja e dinarit do të zgjidhej shumë më lehtë, në qoftë se Qeveria Kurti do të bashkëpunonte fillimisht me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sa i përket takimit të sotëm në Bruksel mes ekspertëve financiarë të Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë, Bytyqi vlerësoi se qasja e kryeministrit Kurti ndaj aleatëve të vendit, s’është aspak serioze.

“S’po shoh ndonjë përmirësim në këtë rast. Gjendja me aleatët duhet të përmirësohet, duhet të ketë seriozitet më të madh. Ajo çka po kërkon Kurti dhe mënyra se si po u qaset aleatëve tanë, s’është aspak serioze. Ne si parti opozitare e kemi përkrahur këtë vendim, i kemi dhënë mbështetje Qeverisë Kurti. Mirëpo, duhet dakordim të mos ketë acarim të situatave, të mos rëndohet më shumë situata. Çështja e dinarit do të zgjidhej shumë më lehtë në bashkëpunim me ShBA-të, është një çështje që po diskutohet në Bruksel, e që s’ka qenë nevoja aspak, mirëpo po shihet që Kurti dhe Bislimi nuk po merren vesh mes vete, prandaj kjo çështje diku duhet të diskutohet”, deklaroi Bytyqi në emisionin “Ditari”.

Ndërkaq, e pyetur se a i duhet Kurtit një vizitë në ShBA, deputetja tha se kryeministri s’mund te ketë ftesë për takime atje, përderisa nuk bashkëpunon me ta.

“Është e nevojshme vizita e Kurtit në ShBA, mirëpo përderisa nuk po i mbështet, e nuk po ka bashkëpunim me ta, normalisht që s’mund të ketë as ftesë për takime nga aleatët”, potencoi tutje Bytyqi në Tëvë1.

Sot në Bruksel është mbajtur takimi trepalësh lidhur me përdorimin e dinarit serb në Kosovë. Mirëpo, rezultatet nga ky takim nuk janë ende të qarta.

Pas takimit, Banka Qendrore e Kosovës ka njoftuar se përfaqësuesit e Bashkimit Evropian nuk e kanë vënë në dyshim mandatin e BQK-së për rregullimin e çështjes së dinarit, por se brengat e tyre kanë të bëjnë me ndikimin që mund të ketë te komuniteti serb në Kosovë.

Ndërsa, Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka potencuar se takimi ishte një hap i parë rëndësishëm, por që shumë pyetje politike kanë mbetur pa përgjigje./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Arrestohet 37-vjeçari për dhunë në familje në Kaçanik

​Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Aktivitetet forcojnë koordinimin dhe ndërveprimin mes njësive

KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Aktivitetet forcojnë koordinimin dhe ndërveprimin mes njësive

Hapësirë e kthyer në deponi ilegale – Banorët e “Kodrës së Trimave” në hall me mbeturinat

Hapësirë e kthyer në deponi ilegale – Banorët e “Kodrës së Trimave” në hall me mbeturinat

Protesta në Tiranë përfundoi por tensionet vazhdojnë, deputetët e PD’së përplasën me policët në stacion

Protesta në Tiranë përfundoi por tensionet vazhdojnë, deputetët e PD’së përplasën me policët në stacion

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Go+ Peja përjashtohet nga ENBL, gjobitet me 25 mijë euro dhe rrezikon ndalim pjesëmarrjeje në të ardhmen

​Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi rifillojnë javën e ardhshme

​Bisedimet e paqes Ukrainë-Rusi rifillojnë javën e ardhshme

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Osmani takon mërgatën në Zvicër: Secili prej tyre na bën krenar, jemi pafundësisht falënderues për mbështetjen e tyre

Bora kualifikohet në gjysmëfinale të Kupës

Peja në krizë të thellë, e befason Bora në Karagaq

Sigal Prishtina harron krizën, u kthehet rezultateve pozitive

Sigal Prishtina harron krizën, u kthehet rezultateve pozitive

Arrestohet 37-vjeçari për dhunë në familje në Kaçanik

​Arrestohen dy persona të kërkuar nga Gjykata në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën