TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Musliu-Shoshi thotë se u akuzua për plagjiaturë: Mbledhja kaloi në nivel të ulët  

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Musliu-Shoshi thotë se u akuzua për plagjiaturë: Mbledhja kaloi në nivel të ulët  

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, tregoi se gjatë raportimit të zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi, në Komisionin për Punë të Jashtme, është akuzuar për plagjiaturë gjatë kohës kur ishte studente.

Teksa tha se në këtë mbledhje s’ka pasur asnjë informatë konfidenciale, Musliu-Shoshi shtoi se Qeveria Kurti po tenton të ngritë “drama” në publik, kështu duke e mbajtur raportimin e Bislimit me dyer të mbyllura.

“Morra një sulm personal, i cili nuk është aspak për tu vlerësuar, por nëse zëvendëskryeministri e vlerëson, atëherë ato sulme të cilat i bën personale ndaj meje, mund t’i bëjnë edhe publike, sepse unë vlerësoj që jam faqebardhë në çdo aspekt. Sulmet ishin të nivelit profesor-student dhe gjoja se unë jam lëshuar në plagjiaturë në kohën sa kam qenë studente, gjë që nuk qëndron. Në këtë mbledhje s’pati as edhe një informatë të vetme të cilën e konsiderojmë konfidenciale. Pra, krejt ajo që provon pushteti të bëjë, është që të ngrish drama në publik se gjoja po flitet dicka me konfidencialitet. S’pati asnjë informatë më shumë se ajo që keni dëgjuar dhe keni parë në prononcimet e Bislimit. Më vjen keq që në nivelin akademik, kemi ardhur në pikën që në vend të raportohet për atë se çka po ndodhë, lëshohet në nivel kaq të ulët personal me mua dhe deputetët e tjerë”, deklaroi Musliu-Shoshi para mediave.

Më tej, deputetja e PDK-së, bëri të ditur se ka kërkuar nga Bislimi të dijë “nëse Amerika s’është partner me të cilin Kosova bashkëpunon”, teksa ka shtruar pyetjen se pse çështjet e brendshme të Kosovës po shndërrohen në instrumente diskutimi në organizata ndërkombëtare.

“Unë kërkova që të na tregojë nëse Amerika s’është partner me të cilin Kosova bashkëpunon, nëse shtetet e Bashkimit Evropian s’janë vendet mike që ne i vlerësojmë si aleat, nëse Borrell dhe Lajçak s’janë persona kredibil në përfaqësim, atëherë në çfarë rruge po shkon Kosova? Kush janë partnerët tanë që Kosova duhet të ecë përpara. Pse çështjet e brendshme të Kosovës duhet të shndërrohen në instrumente ku diskutohet në organizatat ndërkombëtare, siç ishte mbledhja e Këshillit të Sigurimit”, potencoi tutje Musliu-Shoshi.

Zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi, ka raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë, me dyer të mbyllura. Në raportim ka qenë e paraparë të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën