TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Vërtetohet dënimi ndaj dy të akuzuarve për shpërthimin në Zhur ku vdiq një polic

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Mbi një vit nga aktgjykimi i Themelores, Apeli pa vendim lidhur me rastin “Veteranët”

Gjykata e Apelit ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin Iran Badalli dhe Arben Gashi ishin dënuar me dënim unik me nga 12 vjet burgim (secili veç e veç) lidhur me akuzën për shpërthimin në Zhur, ku si pasojë kishte vdekur një polic.

Në këtë rast, Gashi dhe Badalli ngarkoheshin se kanë vendosur mjet eksplodues në shtëpinë e të akuzuarit Badalli në fshatin Zhur, me rastin e bastisjes nga Policia, mjeti kishte shpërthyer ndërsa kishte mbetur i vdekur polici, S.Th, kurse të dëmtuarit Artur Mrasori, Jetmir Hasanaj dhe Arsim Bytyqi, si dhe fëmija S.B., kanë pësuar lëndime të rënda trupore, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Aktgjykimi i Themelores është shpallur më 19 shtator 2023. Ndaj tij, ankesë kishin parashtruar Prokuroria Themelore në Prizren dhe mbrojtja e dy të akuzuarve.

Prokuroria parashtroi ankesë për shkak të vendimit mbi dënim, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe të akuzuarve t’iu shqiptohet dënim më i ashpër.

Kurse, mbrojtësit e të akuzuarit Badalli, avokatët Ermira Gavazaj-Gashi dhe Valdrin Gashi, kanë bërë ankesë për shkak të shkeljes esenciale të dispozitave të procedurës penale, vërtetimit të gabuar dhe jo të plotë të gjendjes faktike, me propozim që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe i mbrojturi i tyre të lirohet apo çështja të kthehet në rivendosje.

Po ashtu, edhe mbrojtësit e të akuzuarit Gashi, avokatët Hazër Susuri, Elinda Susuri-Humolli dhe Esat Gutaj, kanë paraqitur ankesë për shkak të shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, duke kërkuar që aktgjykimi i ankimuar të ndryshohet dhe i akuzuari të lirohet apo çështja të kthehet në rivendosje.

Andaj, Apeli me aktgjykimin e 19 janarit 2024, ka vlerësuar se pretendimet ankimore nuk qëndrojnë, e as nuk kishte shkelje të dispozitave të procedurës penale, të cilat do e kishin kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar.

Tutje, sipas Apelit thuhet se shkalla e parë kishte dhënë arsye të qarta për vendin, kohën dhe mënyrën e kryerjes së veprës penale dhe se si kishte ardhur deri te kryerja e veprës penale nga të akuzuarit.

Pra, shkalla e dytë vlerëson se arsyet e dhëna nga Themelorja, nuk paraqesin shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Në aktgjykimin e Apelit, thuhet se konkludimi i gjykatës të shkallës së parë së të akuzuarit Badalli dhe Gashi janë kryerës të veprave për të cilat akuzohen, ishte i drejtë dhe se në mënyrë të padyshimtë është vërtetuar që të njëjtit kanë marrë veprime inkriminuese.

Sipas vlerësimit të Gjykatës së Apelit, Themelorja me rastin e shqiptimit të dënimit për të akuzuarit Badalli dhe Gashi, kishte vlerësuar të gjitha rrethanat dhe se sipas tyre, rezulton se me dënimin e shqiptuar ndaj të akuzuarve, do të arrihet qëllimi i dënimit./BetimipërDrejtësi/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj përjashton koalicionin me VV-në: S’ka partner tek LDK-ja, bëri fushatë linçuese dhe ofenduese

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Qorrolli beson në rezultat më të mirë të LVV-së se në 2021, Alijaj: Është vetëm dëshirë

Kosova U21 fiton miqësoren në Shkup

Tovërlani largohet nga Kosova U21

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Shkatërrohet grupi kriminal në Itali, ndihmohej nga shtetas shqiptarë për të trafikuar drogë

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Zogaj për zgjedhjet e 28 dhjetorit: Diaspora nuk do ta votojë Kurtin

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Chelsea fiton bindshëm ndaj Barçës

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

Zogaj për buxhetin e Prishtinës: Është tepruar, s’ka arsye për mos takim Kurti–Rama

“Profesori”, faqja zyrtare e Serie A ngrit në qiell Amir Rrahmanin pas statistikës së jashtëzakonshme

Napoli mposht Qarabagun, Rrahmani i plotë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën