Në veri të Mitrovicës gjatë ditës sotme në janë shpërndarë disa fletushka kërcënuese të cilat japin udhëzime se çfarë veprime duhet ndërmarrë nëse haset populli serbë nga forcat e rendit të Kosovës si dhe ndaj kryeministrit Albin Kurti. Fletushkat përmbajnë mesazhe nxitëse dhe inkurajojnë qytetarët serbë për t’u mos u bindur policisë së Kosovës.
Menjëherë pas shpërndarjes së fletushkave është hapur edhe rast për incident kriminal “ “Nxitje e urrejtjes”.
Fletushkat me mbishkrime kërcënuese janë shpërndarë nga organizata e ashtuquajtur “Mbrojtja Popullore” të cilët kanë theksuar se kundërvënia është e detyruar.
Në lidhje me këtë situatë, njohësi i çështjes së sigurisë, Avni Islami thekson fletushka kërcënuese ndaj policisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti janë urdhra direkte të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Përkundër kësaj, Islami thekson se një pjesë e vogël e popullit serbë nxiten nga këto organizime të Serbisë.
“Pas sulmit brutal të terroristëve të datës 24 shtator të vitit të kaluar dhe pas pësimit (debakël) në raport me institucionet e sigurisë së Kosovës është bërë një kohë që nuk kanë mund të riorganizohen sulme të tilla, pra “Brigada e Veriut” dhe “Mbrojtja Civile”, të dyja këto organizata të cilat janë shpallur organizata terroriste. Tashmë pas një kohe të shkuar, është bërë një riorganizim i tyre dhe po përpiqen që popullatën lokale ta nxitin dhe të kthejnë për qëllime të tyre, mirëpo tashmë po shihet që është vetëdijesuar populli lokal serb dhe nuk është duke i bindur këtyre dy organizatave të cilat nën urdhëratë direkte të Aleksandër Vuciqit. Qëllimi është të elektrizojnë dhe ta mbajnë në kontroll popullatën civile lokale serbe dhe të përdorin për qëllime politike të Aleksandër Vuçiq i cili i jep urdhër direkt nga vartësit e tij deri tek këto dy organizata terroriste”, theksoi Islami.
Po ashtu, Islami tha se situata në komunat veriore është e sigurt, sepse sipas tij shteti i Kosovës po vepron ligjërisht në çdo cep.
Ai tha se edhe perëndimi e ka ndëshkuar Serbinë në mënyrë indirekte dhe se kërkesa për marrëveshje me Kosovën është arsyeja që Serbia nuk është ndëshkuar ende./kp