TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rritet në 68 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Filipine

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rritet në 68 numri i të vdekurve nga rrëshqitja e dheut në Filipine

Është rritur në 68 numri i të vdekurve si pasojë e rrëshqitjes së dheut në një fshat në jug të Filipineve para rreth një jave, njoftuan zyrtarët filipinas të hënën.

Zyrtarët thonë se edhe 51 njerëz të tjerë janë ende të zhdukur pas fatkeqësisë së 6 shkurtit në provincën Davao de Oro, por ekipet e shpëtimit e kanë pranuar se ka pak shpresa për të gjetur të mbijetuar të tjerë.

Personi i fundit që u nxor i gjallë nga balta ishte një vajzë trivjeçare.

Shpëtimi i saj – pas më shumë se 60 orëve të kaluara nën dhe – u cilësua si mrekulli.

Edward Macapili, një zyrtar provinca Davao de Oro, kishte thënë se shpëtimi i saj u kishte dhënë shpresë ekipeve të shpëtimit.

Por, të hënën, ato shpresa u duke se u shuan, raporton REL.

“U bë një javë pas incidentit dhe… ne mendojmë se askush nuk ka mbetur i gjallë atje”, tha Macapili.

Rrëshqitja e dheut ndodhi të martën e kaluar në mbrëmje, dhe i shkatërroi 55 shtëpi, si dhe i ngufati tre autobusë dhe një minibus, të cilët po prisnin për t’i marrë punëtorët nga një minierë ari në këtë fshat.

Rrëshqitjet e dheut janë të shpeshta në shumicën e pjesëve të Filipineve, për shkak të terrenit malor, shirave të mëdha dhe shpyllëzimit të madh.

Shirat e mëdha sezonale kanë shkaktuar rrëshqitje dheu dhe vërshime në Mindanao, duke i detyruar dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosen në strehimore emergjente.

Kjo zonë është goditur edhe nga një sërë tërmetesh, përfshirë të shtunën e kaluar kur ekipet e shpëtimit u detyruan ta ndërprisnin punën për shkak të një tërmeti 5.9 ballësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

EPP pritet ta pezullojë partinë e Vuçiqit në Serbi

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

Nga marshimi te përplasjet me policinë, protesta në Tiranë shoqërohet me tensione

Trumpi do të zhvillojë një takim të veçantë me Putinin të enjten, konfirmon zyrtari amerikan

Trumpi do të zhvillojë një takim të veçantë me Putinin të enjten, konfirmon zyrtari amerikan

Pew: Islami pritet të tejkalojë krishterimin si feja më e madhe në botë deri në vitin 2035

Pew: Islami pritet të tejkalojë krishterimin si feja më e madhe në botë deri në vitin 2035

Vuçiqi jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

EPP pritet ta pezullojë partinë e Vuçiqit në Serbi

Hehir: Gjykata Speciale po rrezikon stabilitetin politik dhe shoqëror në Kosovë

A po i vjen fundi Gjykatës Speciale? – përfundojnë të gjitha gjykimet në shkallë të pare

Komisioni interviston zyrtarët për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Komisioni interviston zyrtarët për veprimet institucionale në rastin e Arlinda Zekajt

Kilaj shpallet i pafajshëm

“Nga 25 deri në 60 euro dita”, sa mund të kompensohet Kilaj?

Grupi Punues për strategjinë shtetërore do të marrë parasysh deklaratën e Kuvendit

Ligji për Specialen nesër në Kuvend-PDK merr garancinë, LVV ende e pabindur për dobitë

Rikthimi emocional i Jakup Krasniqit në vendlindje

Rikthimi emocional i Jakup Krasniqit në vendlindje

Mungesa e energjisë elektrike në disa zona në Prishtinë, KEDS tregon arsyen

Mungesa e energjisë elektrike në disa zona në Prishtinë, KEDS tregon arsyen

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën