TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Duraku: Nuk do të ndalemi derisa të realizohet edhe kërkesa e fundit e infermierëve

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A

Sipas tij kërkesat e këtij komuniteti nuk kërkojnë kosto të lartë buxhetore por vetëm respektimin e ligjeve aktuale në Republikën e Kosovës siq është ligjii i punës.

Ai tha se duke e vërejtur injorimin në vazhdimësi nga institucionet e Republikës së Kosovës karshi kërkesave të tyre janë detyruar të hyjnë në grevë me 5 prill, që sipas tij ka qenë grevë paralajmëruese një orëshe .

“Kërkesa më e rëndësishme në renditjen e kërkesave  është paga dinjitoze për stabilitet financiar duke pasë parasysh rritjen e kostos së shpenzimeve jetësore. Këkresa e parë është koeficienti 7.1 i pagave duke u bazuar në tabelorin që qarkullon në media dhe nuk është demantuar nga asnjë institucion. E dyta është rritja e menjëhershme e pagesës së punës gjatë natës të infermierëve, sepse kondsiderojmë se pagesa prej 18 eurove nuk mjafton sidomos për infermierët që udhëtojnë prej regjioneve tjera. Kërkesa tjetër është respektimi i ligjit të punës, respektivisht pagesa e orëve shtesë pagesa e rrezikshmërisë në punë, puna gjatë vikendeve dhe festave të cilat pavarësisht që janë beneficione që burim e kanë ligjin e punës komunitetet tona asnjëheë nuk i kanë përfitu këto bënëficione”, tha Duraku.

Shqetësim tjetër sipas tij është kthimi i departamentit të infermierisë brenda QKUK-së,  sepse siç tha ai ajo është adresë e komuniteteve të infermierëve ku drejtohen për problemet sfidat që ata munden me i pasë.

“Kërkesë e radhës dhe shumë e rëndësishme është përfshirja e një anëtari nga komunitetet tona në bordin e Shërbimit Spitalor të Kosovës, sepse dihet që ne jemi 75% e fuqisë punëtore në sistemin shëndetësor kurse jemi të përjashtuar nga proceset. Ne kemi zhvillu takim me drejtorin e përgjithshëm spitalor dhe kemi parashtru kërkesat mirëpo propozimin për anëtarë të bordit e bën ministria e shëndetësisë e jo shërbimi spitalor” shtoi ai.

Duraku tha se komuniteti i infermierëve duhet të marrë  veprime konkrete deri të arrinë realizimin e kërkesave të tyre.

“Komunitetet tona ka ardhur në atë pikë që ne nuk e kemi më luksin vetëm të ankohemi por të marrim veprime konkrete, në mënyrë që gjithë këtë zhgënjim me trajtimin e komuniteteve tona t’i gjejmë një zgjidhje dhe t’i japim vlerësim dhe rolin ashtu qysh e meritojmë si një nga komunitetet më produktive në vend. Ne do ta presim Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar, ashtu siç jemi dakorduar dhe siç i kemi paralajmëru me nje komunikatë për media që me datë 14 do të konsolidohen të gjitha organet e sindikatës së infermierëve të Kosovës . Nëse deri në atë datë nuk do të ketë asnjë ndryshim do të pasojnë veprime dhe masa sindikale të cilat si kryesi nuk i kemi shumë në qef pasi që qytetarët i vuajnë pasojat por edhe ata duhet të na kuptojnë neve sepse jo gjithkush që e ka veshur një mantel të bardhë ka spital apo ordinancë private. Do të vazhdojmë me grevë të përgjithshme dhe nuk do të ndalemi derisa të realizohet edhe kërkesa e fundit e jona dhe greva do të shfrytëzohet si mjet i përmirësimit të gjendjes dhe mirëqenies ekonomike” shtoi ai.

 

 

Tags: Grevat e infermierve
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Hoxhaj: Dialogu ka hyrë në fazë të rrezikshme, Kurti s’po e trajton si interes nacional

Hoxhaj: Është absurde që përdorimi i shqipes të kthehet në çështje në një shtet që synon BE-në

Arrestohet i dyshuari që rrëmbeu tre persona dhe kërkoi para për lirimin e tyre

Tre të lënduar në një aksident në Podujevë

Këshilla si të qëndroni të hidratuar në këto ditë të nxehta

Parashikimi i motit për javën e ardhshme

Çanak: Kurti është duke e respektuar rendin dhe  ligjin

Çanak kritikon memorandumin e Qeverisë serbe dhe Kishës për themelimin e Universitetit të Shën Savës

Dimiq: Sulmi ndaj Universitetit në Beograd, goditje ndaj demokracisë dhe autonomisë akademike

​Demokratët evropianë kërkojnë shkarkimin e ministrit serb për deklaratën se policia ka të drejtë të vrasë të rinj

Auto Draft

Dhimbja që s’u shua as pas 27 vitesh, kujtohet Masakra e Rezallës

Auto Draft

“Pa u çlirua Kosova unë nuk largohem prej këtu,” – rrëfimi i motrës së Zaim Muqës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën