TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Vizita e Blinken në Shqipëri, reagon për herë të parë kryeministri Rama

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Vizita e Blinken në Shqipëri, reagon për herë të parë kryeministri Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken do ta gjejë Shqipërinë të angazhuar për paqen dhe stabilitetin e rajonit, kur të zhvillojë një vizitë në këtë vend, javën e ardhshme.

Departamenti amerikan i Shtetit ka konfirmuar se Blinken do të udhëtojë në Shqipëri dhe Gjermani në periudhën 14-17 shkurt.

Kjo vizitë ka për synim që të riafirmojë lidhjet e Uashingtonit me Tiranën.

Rama e ka vlerësuar lart vizitën e kryediplomatit amerikan në vendin e tij, në një periudhë, sipas tij, të trazuar për botën.

Ai e ka rikonfirmuar mbështetjen e Shqipërisë ndaj përpjekjeve të SHBA-së dhe Bashkimit Evropian në normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Këto të fundit, dialogojnë në Bruksel, me ndërmjetësim të bllokut evropian, prej vitit 2011, me qëllim të normalizimit të marrëdhënieve.

Ai e ka përmendur, mes tjerash, edhe reformën në drejtësi në Shqipëri, duke thënë se vendi i tij është falënderues për “partneritetin e çmuar të Shteteve të Bashkuara në reformimin historik të sistemit të drejtësisë”.

Në dhjetor të vitit 2019, në Shqipëri është krijuar Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), me qëllim të hetimit të korrupsionit në nivelet e larta dhe krimin e organizuar.

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se e mbështesin punën e SPAK-ut.

Së fundi është krijuar edhe një ministri e re, ajo për Administratë dhe Anti-Korrupsion, e cila është përgjegjëse për aktivitetet kundër korrupsionit.

Në krye të saj është emëruar Adea Pirdeni, e cila deri më tani ka qenë zëvendësministre e Drejtësisë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Riaktivizohet zjarri në malin e Krujës, flakët shumë pranë banesave

Riaktivizohet zjarri në malin e Krujës, flakët shumë pranë banesave

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Kolumbinë, raportohet për të paktën 20 viktima

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Kolumbinë, raportohet për të paktën 20 viktima

13 të vrarë dhe 75 të plagosur nga sulmi ukrainas me dron në Rusi

13 të vrarë dhe 75 të plagosur nga sulmi ukrainas me dron në Rusi

Netanyahu zotohet të mbajë forcat izraelite në jug të Libanit për aq kohë sa kërkon Izraeli

Ushtria izraelite nis sulme të reja ndaj Libanit pavarësisht një armëpushimi në fuqi

Juristi Mujaj: Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar

Juristi Mujaj: Kosova duhet të shkojë sërish në zgjedhje, afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit ka skaduar

Inspektorati i Tregut kërkon që disa produktet të Vitës të tërhiqen nga tregu

Inspektorati i Tregut kërkon që disa produktet të Vitës të tërhiqen nga tregu

Hamza premton sigurime shëndetësore,furnizim me barna esenciale e modernizim të QKUK-së

Hamza: Vetëvendosja është shndërruar në shkatërruese të themeleve institucionale të shtetit

Riaktivizohet zjarri në malin e Krujës, flakët shumë pranë banesave

Riaktivizohet zjarri në malin e Krujës, flakët shumë pranë banesave

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Kolumbinë, raportohet për të paktën 20 viktima

Tërmet i fuqishëm 7.4 ballë godet Kolumbinë, raportohet për të paktën 20 viktima

Sveçla: Vendosja e Policisë së Kosovës në Urën e Ibrit, rezultat i sukseseve të njëpasnjëshme

Sveçla: Vendosja e Policisë së Kosovës në Urën e Ibrit, rezultat i sukseseve të njëpasnjëshme

Haxhiu përkujton dëshmorët e 10 gushtit 1998

Haxhiu përkujton dëshmorët e 10 gushtit 1998

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën