TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ademi dhe zv/drejtori Ujkani flasin pas shortit: Të punojmë së bashku për sukses

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ademi dhe zv/drejtori Ujkani flasin pas shortit: Të punojmë së bashku për sukses

Kombëtarja e Kosovës ka mësuar kundërshtarët për edicionin e katërt të Ligës së Kombeve. Dardanët janë përfshirë në Grupin 2 të Ligës C, ku janë edhe Rumania, Qipro dhe fituesi i ndeshjes Lituani/Gjibraltar. Në tërheqjen e shortit të pranishëm ishin edhe presidenti Agim Ademi, drejtori i Kombëtares, Muharrem Sahiti dhe zv/drejtori Samir Ujkani. Kundërshtarët e këtij grupi Dardanët i njohin mirë, duke pasur parasysh se kanë luajtur në ndeshje zyrtare apo miqësore.

Presidenti Ademi e ka vlerësuar shortin pozitiv, pasi kemi të bëjmë me kundërshtarë të njohur, derisa ka thënë se synojnë ta fitojnë grupin. “Janë ekipe që i njohim dhe sigurisht që presim rezultate të mira. Uroj që ekipi ynë të ketë sa më pak lëndime dhe të kemi ekipin standard gjatë këtij edicioni. Duke pasur parasysh formën e futbollistëve dhe suksesin që ata po e tregojnë me ekipet e tyre jam optimist. Shpresoj që atë formë të mirë nga klubet ata ta transferojnë edhe në ekipin kombëtar dhe të dalim triumfues. Besoj në ekipin tonë dhe është mirë që para fillimit të edicionit të Ligës së Kombeve do t’i kemi katër ndeshje miqësore, në të cilat trajneri ynë i ardhshëm do të ketë mundësi ta krijojë ekipin që do të jetë fitues i këtij grupi. Uroj që kjo të ndodhë dhe të ecim tutje në një rang më të lartë”, ka theksuar presidenti Ademi pas tërheqjes së shortit për faqen zyrtare të FFK-së.

Sa i përket përballjes së sërishme me Rumaninë dhe problemeve që Kombëtarja e Kosovës pati në Bukuresht, i pari i FFK-së shtoi: “E njohim Rumaninë dhe e dimë si kemi kaluar atje. Por, ne do të fokusoehmi vetëm në ndeshje, gjërat tjera do t’i menaxhojmë në mënyrën më të mirë të mundshme, natyrisht duke e pasur edhe kujdesin e UEFA-s”.

Ndërkaq, ish-portieri i Kombëtares, tani në rolin e zv/drejtorit, Samir Ujkani e ka vlerësuar shortin korrekt. “Është një grup korrekt. E kemi prap kundërshtare Rumaninë, me të cilën u përballëm së fundmi edhe në kualifikimet për Euro 2024. Po ashtu, edhe Qipro është një Kombëtare me të cilën jemi ndeshur dhe e njohim mirë, ndërsa Lituani/Gjibraltar do ta shikojmë se cila do të jetë pjesë e grupit dhe më pas e analizojmë. Gjithsesi ne duhet të shikojmë vetëm veten dhe të kemi besim tek ekipi. Duhet të punojmë të gjithë bashkë për suksesin dhe të dalim të parët në këtë grup”, ka theksuar Ujkani.

Ndeshjet e Ligës së Kombeve fillojnë në shtator. Paraprakisht Kosova në mars do të luajë miqësore me Armeninë dhe Hungarinë, si dhe në qershor me Norvegjinë, si dhe me një kundërshtar tjetër, i cili pritet të konfirmohet së shpejti.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjilani, Malisheva e Vushtrria avancojnë në çerekfinale të Kupës

Gjilani, Malisheva e Vushtrria avancojnë në çerekfinale të Kupës

Harry Kane me kontratë të re te Bayerni

Harry Kane me kontratë të re te Bayerni

Beshiktashi do ta blejë Kristjan Asllanin

Beshiktashi do ta blejë Kristjan Asllanin

Drita me mungesa ndaj Celjes

Drita me mungesa ndaj Celjes

Mbrojtja: ZPS pretendon se të akuzuarit nuk kishin për synim çlirimin e Kosovës, por pushtetin

Mbrojtja: ZPS pretendon se të akuzuarit nuk kishin për synim çlirimin e Kosovës, por pushtetin

Votohen nënkryetarët – Konstituohet Kuvendi, ngërçi merr fund

Sonte në orën 19:00 seanca e parë e Kuvendit të Kosovës

Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore në Prizren

Dyshimet për manipulim me vota, ndalohen për 48 orë shtatë kryesues në Klinë

Rusia bllokon WhatsApp-in, promovon alternativën e mbështetur nga shteti

Rusia bllokon WhatsApp-in, promovon alternativën e mbështetur nga shteti

Kërkohet paraburgim ndaj një personi që me dokumente false tentoi shit-blerjen e një prone

Dënohet me një vit burgim burrit që nuk pagoi alimentacionin për fëmijët e tij

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

Ekstradohen dy shtetas të Kosovës në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar policor

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Nis mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën