TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Greva e punëtorëve, nxënësit e mësuesit pastrojnë vetë shkollat

Pluhur e mbeturina të shumta shihen nëpër klasa e korridore të shkollave në kryeqytet. Kjo si pasojë e grevës së punëtorëve teknik. Prandaj, mësuesit e nxënësit e disa shkollave kanë filluar edhe aksion pastrimi.

by Albiona Hajdari
2 vjet ago
1
A A
Greva e punëtorëve, nxënësit e mësuesit pastrojnë vetë shkollat

Mbeturina të shumta janë mbledhur qosheve.

E dyshemetë e klasave janë mbushur me pluhur.

Ndërsa në dhomën e vogël të shkollës  ‘’Abdyl Frashëri’’  në Komunën e Prishtinës, tash e katër ditë po mbajnë grevë punëtorët teknik privat.

Ato zgjodhën të mos pastrojnë shkollën, për të kërkuar pagë më të lartë dhe nivelizim të saj me të sektorit publik.

“Sot është dita e katër që jemi në grevë, normal shkolla është e papastër po duhet me vazhdu qeshtu derisa të bëhet një zgjidhje”, thotë Sheri Fazliu – punëtore

E gjendje jo më pak e mirë është edhe në katin e dytë e të tretë të shkollës ‘’Hoxhë Kadri Prishtina’’.

Përveç mbeturinave të hedhura në tokë e disave të lëna nën bankat shkollore, shenjave të këmbëve dyshemeve të klasave, të papastërtia janë edhe banjot e kësaj shkolle.

Mes gjithë këtyre, korridoreve qëndrojnë mjetet e pastrimit, të paprekura tash e katër ditë nga punëtorët teknik.

“Prej ditës që kemi fillu, papastërtia është e madhe, sidomos pluhur e ku ta di unë, megjithëse këta po i angazhojnë nxënësit një pjesë të bërllokut me heqë, mirëpo me pluhur s’po merret kërkosh me to”, thotë Feim Bislimi

Ndërsa në shkollën ‘’Ismail Qemajli’’, nxënës e mësues kanë ndërmarrë aksion pastrimi që nga mëngjesi i së enjtes.

Për të mundësuar mbajtjen e mësimit, ata janë angazhuar së bashku në pastrimin e klasave e mirëmbajtjen e korridoreve.

Përkundër kësaj, në shkollë ka ende mbeturina.

Ndërsa shqetësimi i tyre për pagat vazhdon.

Që nga dita e djeshme, Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat ka bërë të ditur se komuna e Prishtinës do të ofrojë ofertën për rritjen e pagës për punëtorët që janë në grevë, mirëpo një gjë e tillë nuk është realizuar akoma.

Ndërsa, në orët e pasdites nënkryetarja e Komunës së Prishtinës, njëherit u.d. së drejtoreshës së Arsimit, Jehona Lushaku, ka bërë të ditur se greva e punëtorëve teknikë është ndërprerë, pasi që iu janë rritur pagat.

Tags: greva e punetorveshkollat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Donacion 25 milionë euro – Emiratet Arabe do të ndërtojnë Spitalin e Gjinekologjisë, në Prishtinë

Donacion 25 milionë euro – Emiratet Arabe do të ndërtojnë Spitalin e Gjinekologjisë, në Prishtinë

Krasniqi: Është përmbyllur procesi i rinumërimit në 19 komuna

Krasniqi: Është përmbyllur procesi i rinumërimit në 19 komuna

Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore në Prizren

Ftohen mbi 100 zyrtarë për intervistim, dyshohen për manipulim të rezultateve zgjedhore në Prizren

Me ftesë të Kryediplomatit të Turqisë, Gërvalla merr pjesë në Platformën e Paqes për Ballkanin

Me ftesë të Kryediplomatit të Turqisë, Gërvalla merr pjesë në Platformën e Paqes për Ballkanin

Alcaraz siguron kalimin tutje në Australian Open

Alcaraz siguron kalimin tutje në Australian Open

Kane pranë titullit të parë të kampionit, në karrierë

Harry Kane, sulmuesi më efikas në Evropë

Konfirmohet gjithçka, Muçi do të qëndrojë tek Trabzonspor

Konfirmohet gjithçka, Muçi do të qëndrojë tek Trabzonspor

Trepça – Bashkimi, përballja e madhe e vikendit në basketboll

Trepça – Bashkimi, përballja e madhe e vikendit në basketboll

Numri i të vdekurve nga protestat në Iran tejkalon 5,000

Numri i të vdekurve nga protestat në Iran tejkalon 5,000

Donacion 25 milionë euro – Emiratet Arabe do të ndërtojnë Spitalin e Gjinekologjisë, në Prishtinë

Donacion 25 milionë euro – Emiratet Arabe do të ndërtojnë Spitalin e Gjinekologjisë, në Prishtinë

Infantino: Kupën e Botës do ta dorëzojmë bashkë me presidentin e SHBA-së

Infantino: Kupën e Botës do ta dorëzojmë bashkë me presidentin e SHBA-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën