TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Tetë marrëveshje ndërkombëtare nesër në Kuvend, pozita kërkon nga opozita të reflektojë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Buxheti për vitin 2024, opozita thotë se s’është zhvillimor

Tetë marrëveshje ndërkombëtare janë në rend dite për votim në seancën e Kuvendit të Kosovës që do të mbahet nesër (e enjte).

Nga partia më e madhe opozitare, Partia Demokratike e Kosovës deklarojnë se nuk kanë ndryshuar qëndrim dhe se nuk do t’i votojnë këto marrëveshje.

Të njëjtit nuk do të votojnë nismat nga Qeveria e Kosovës, pasi sipas tyre vendi ka ngecur nga veprimet që po ndërmerr pushteti. Të përmbajtur për këto marrëveshje janë shprehur nga subjekti politik Lidhja Demokratike e Kosovës, derisa nga partia në pushtet kërkojnë nga këto parti t’i votojnë të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare.

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Ferat Shala shprehet kategorikisht kundër votimit të këtyre marrëveshjeve.

“Deri në këto momente nuk kemi asnjë ndryshim të pozicionit të PDK-së në raport me qeverinë. Përkundrazi kemi një përkeqësim të situatës së kësaj qeverie me faktorin ndërkombëtar, kemi një situatë jashtëzakonisht të pakëndshme për shtetin e Kosovës, dhe ne do të mbajmë qëndrimet që kemi…Nuk do t’i votojmë …”, thotë Shala.

Ndërkaq, deputetja nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili thotë se kanë pozicion përmbajtjesor kundër marrëveshjes së OPEC-ut.

“LDK vazhdon me pas qëndrimin e njëjtë në raport me marrëveshjen ndërkombëtare, me përjashtim të marrëveshjes së OPEC-ut në raport me marrëveshjen paraprake. Nuk e di nëse ka pas përfshirje të marrëveshjeve të reja ndërkombëtare, të njëjtat do të diskutohen nëse ka në aspektin përmbajtjesor në Grup parlamentar dhe do të merret një qëndrim në raport me to. Mirëpo, pozicion për të votuar kundër, ne nuk kemi pas asnjëherë, d.m.th ne kemi vetëm pozicion përmbajtjesor kundër marrëveshjes së OPEC-ut, ndërkaq për tjera nuk ka ndryshuar pozicioni i LDK…Me të gjitha që jemi ideologjikisht në përputhje, ne i votojmë”, thotë Kica-Xhelili për KP.

Ndërsa, nga partia në pushtet bëjnë thirrje opozitës që t’i votojnë këto marrëveshje.

Deputeti nga LVV, Driton Hyseni uron që në seancën e radhës të Kuvendit që do të mbahet të enjten të kenë një epilog përfundimtar marrëveshjet ndërkombëtare.

“Konsideroj se ka pas impakt sa i takon mosmiratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, sigurisht nga ato ne presim implementim të projekteve shumë të rëndësishme për vendin. Mendoj që në një të ardhme të afërt, qoftë në seancën e së enjtes, por edhe në seancat e radhës të kemi një epilog përfundimtar të marrëveshjeve ndërkombëtare, sidomos po bazohemi këtu në gatishmërinë në një pjesë të opozitës qe t’i miratojë këto marrëveshje bashkë me ne dhe të gjejmë një implementim sa më shpejtë”, thotë Hyseni.

Për t’u ratifikuar një marrëveshje ndërkombëtare nevojiten 2/3 e votave të të gjithë deputetëve të pranishëm në seancë.

Këto marrëveshje sipas Ligjit, i dorëzohen Kuvendit me iniciativë të vet ose pas propozimit nga Qeveria.

 

Tags: Kuvendi i KosovesOpozitapdk
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Osmani: Nga mos konstituimi i institucioneve, pasojat i bartë vet shteti

Osmani reagon pas sulmit në Kanada: Askush nuk duhet ta përjetojë një tragjedi të tillë

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Katër persona të vdekur nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Katër persona të vdekur nga sulmet ruse gjatë natës në Ukrainë

Valon Berisha transferohet te Zurichu

Valon Berisha transferohet te Zurichu

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

“Dardanët” gati për shortin e Ligës së Kombeve

Dhjetë persona të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Dhjetë persona të vdekur nga të shtënat në një shkollë në Kanada

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Prishtina huazon Namanin te Gjilani

Prishtina huazon Namanin te Gjilani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën