Dy vajza kanë raportuar në Polici, se janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre të hënën në Gjakovë.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti dyshohet të ketë ndodhur për shkaqe xhelozie.
Policia ka bërë të ditur se viktimave u është ofruar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari gjendet në arrati.
“Dy viktimat femra kosovare kanë raportuar se janë sulmuar fizikisht nga vëllai i tyre kosovar. Sipas viktimave, rasti dyshohet të ketë ndodhur për motive xhelozie. Viktimave u është ofruar tretman mjekësorë. I dyshuari gjendet në arrati”, thuhej në raport./teve1.info/