Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është takuar me ministrin gjerman të Mbrojtjes, Boris Pistorius.
Takimi ka filluar në ora 12:30, në objektin e Qeverisë.
Edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka takuar ministrin gjerman.
Ndërsa, nga ora 13:30 në Ministrinë e Mbrojtjes do të organziohet pritje nga togu ceremonial i FSK-së, për ministrin gjerman.
Pas ceremonisë ushtarake, të dy ministrat e mbrojtjes dhe delegacionet përkatëse do të mbajnë takimin bilateral./teve1.info/