Tre persona janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se shisnin drogë në një kafe-bar në Fushë-Kosovë, raporton teve1.info
Sipas komunikatës së Policisë, gjatë bastisjes, tek tre të dyshuarit janë gjetur sasi e caktuar e substancave narkotike, derisa është bastisur edhe banesa e njërit nga të dyshuarve.
“Fushë Kosovë, 31.01.2024, 21:00. Është raportuar se në një kafe bar dyshohej se ishte duke u bërë shitblerje e substancave narkotike. Njësitet policore në vendin e ngjarjes kanë takuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë ku gjatë kontrollit tek dy të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar substance e dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 0.9 gram dhe 1 gram. Gjatë kontrollit të lokalit janë gjetur dhe konfiskuar para të gatshme me vlerë rreth 370 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e substancave, një DVR, 60 paketime të vogla të mbushura me substancë të dyshuar narkotike e llojit marihuanë me peshë rreth 64.7 gram, dy qese të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 51.2 gram. Gjithashtu është bërë bastisja në banesën e njërit nga të dyshuarit. Tre të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të njëjtit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatë.