Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njoftoi se gjatë takimit të sotëm me kryeministrin e vendit, Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi, kanë diskutuar edhe për vendimin e BQK-së për ndalimin e përdorimit të dinarit serb.
Njëherit, Lajçak bëri të ditur se gjatë takimit u fol edhe për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, teksa theksoi se përgjegjësit e sulmit duhet të dalin para drejtësisë.
“E kemi përmendur këtë çështje në lidhje me vendimin e BQK-së por nuk dua të veprojë si zëdhënës i qeverisë. Nesër do të kuptoni më shumë për këtë. Sulmi i Bajnkës diskutohet në çdo takim prej se ka ndodhur dhe e kam ngritur edhe dje në Beograd, sepse natyrisht, publiku evropian dhe shtetet anëtare të BE-së u bënë presion dhe personat përgjegjës të sillen para drejtësisë”, deklaroi Lajçak.
Më tej, Lajçak potencoi se Bashkimi Evropian s’është duke kryer hetime, por vetëm po merr informata, lidhur me sulmin në Banjskë.
“Kur flasim për hetimet, unë nuk jam adresa e duhur, pasi s’ka hetime që udhëhiqen nga BE-ja, por vendet janë duke i bërë hetimet e veta. Bashkimi Evropian nuk po bën hetime, por vetëm po merr informata nga partnerët”, shtoi tutje Lajçak./teve1.info/.
Ndërkaq, përveç vizitës së sotme në Kosovë, Lajçak dje ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin ka diskutuar për hapat e ardhshëm në normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën./teve1.info/.